Si vdiqën prindërit dhe fëmija i tyre: dëshmia dramatike e një djali të ri

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 13:34

Ngjarja e rëndë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka tronditur shumëkënd. Të paktën ata që kanë dëgjuar lajmin e thënë shpejt e shpejt në media. Tre anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën për shkak të zjarrit në banesën e tyre, i cili është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në prizën e kondicionerit. Rrjedhja e gazit ka shkaktuar flakët që sollën vdekjen e dy bashkëshortëve 35 vjeçarë dhe të vajzës së tyre 4 vjeçare. E gjithë kjo mund të ishte parandaluar. Sikur policia të kryente detyrën. Stiv Kola, i cili gjendej afër vendit ku ndodhi fatkeqësia, ka lajmëruar policinë, e cila ka ardhur ngeshëm në vendngjarje. Ja dëshmia e tij:

“U dëgjua një shpërthim pranë Qendrës Sociale (Propagando-së) te pallati në Rr. Derhemi, rruga që lidh rrugën Hoxha Tahsin me rrugën Qemal Stafa. Në momentin e shpërthimit u dëgjuan dhe të bërtiturat e fëmijëve dhe të një gruaje në katin e 2-të të këtij pallati që është me pamje nga Qendra Sociale. Unë, Stiven Kola, mora policinë në telefon dhe polici që m’u përgjigj nuk u alarmua, por më bënte edhe pyetje të tipit ‘Ku është rruga Derhemi’ dhe me tha: ‘Mos u alarmo se vetëm ti ke sinjalizuar deri tani. Ngjarja mund të mos jetë e rendë’. Telefonata me atë polic idiot zgjati 6 minuta, deri sa mori përgjigjet e pyetjeve që bënte. Policia erdhi 10 min pas telefonatës (që është shumë në raste të tilla). Në momentin e ardhjes, 2 policët nuk bënë asgjë. Shikonin dhe lajmëronin në radio. Nderkohë që Pezana Rexha, një nga administratoret e faqes Propagando u fut brenda dhe filloi të lajmëronte familjarët që të dilnin jashtë, madje shkoi edhe te dera ku ndodhi shpërthimi, tentoi ta hapte me goditje, por ishte e pamundur dhe doli jashtë. Më pas policia filloi të bënte të njëjtën gjë që po bënte Pezana, por zjarri filloi të përhapej dhe ishte e pamundur të futeshe sërish në hyrjen e këtij pallati. Zjarrfikësja erdhi 10 min më vone, pas policisë. U deshën 15 min sa të fillonin të ndiznin pompën e ujit. Pastaj filluan t’i nxirrnin 4 personat që banonin atje, por burri me emrin Genci dhe gruaja e tij vdiqën. Njëri prej fëmijëve është në rrezik për jetën, (i cili vdiq më vonë. Re.Pu.), ndërsa fëmija tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Ky është informacioni i plotë nga ana ime.”

J.M.

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>shtet mooti.......dhe ne prape e votojme kete shtet, keta qeverritare, qendrore dhe lokale.....perseri keta administratore qe majmen me parate tone, nuk e çajne b*then fare per ne.....mire na e bejne, biles kjo eshte shume pak....</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ti mos raporto per njerez qe nuk kane ditur te raportojne. personalisht, 3 here qe me eshte dashur policia, te 3 heret kane qene aty brenda minutit. me vjen shume keq per familjen por me vjen me shume keq per ata njerez, bashkejetues ne te njejten banese qe nuk kane mundur ose nuk kane dashur te raportojne incidentin. dicka e ngjashme me ndodhi ne durres vjet, kur i hapen stomakun me shotgun nje personi dhe i vetmi qe mori ne tel policine isha une sepse te tjeret thoshin &#39;mos u perziej. kushedi kush eshte&#39;. kjo eshte ndyresia e mutit qe hajme sot.</p><p>dhe ky muti na serviret i fresket edhe me kete shkrim qe tenton te heroizoje raportimin e Babbling Steve qe do te kishte lene pa fjale kedo, jo me nje polic :) po ju lutem ti lini keto menjeane. masturbime te tilla nuk cojne gjekund. e di qe te behesh faktor kerkon shume, por po ju kerkoj vetem nje fraksion te kesaj: mos u beni legena te tille. perndryshe, respekt te kesaj shkalle qendra sociale e ka fituar me kohe. te perfitosh nga vdekja e njerezve per reklame eshte ne te njejtin nivel te kryeministrit ullimbjelles :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.