Nuk ka paqe nën ullinj

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 08:29

Zëvendësimi i shkurreve me ullinj i ka kushtuar 50 mijë lekë gjobë një banori të Tiranës. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës për Florand Hoxhën, i cili shndërroi një ngastër toke të mbushur me bimësi pyjore në një ullishte.

Akuza kundër Hoxhës ka qenë “dëmtim i shkurreve ekzistuese”, ndërkohë që një vend i mbjellë me ullinj, apo ndonjë pemë tjetër, është ku e ku më i paqtë për syrin dhe më frytdhënës, se sa një vend i mbuluar nga shkurret dhe ferrat.

Nga ana tjetër, çdokush do të ishte dakord me gjykatën nëse do të bëhej fjalë për shkatërrimin e pyjeve të kurorës së Lurës, apo parkut të pishave në Krastë të Krujës.

Në fakt, lajmi që dikush u dënua sepse mbolli ullinj në një tokë djerrë, do të çudiste gjithkënd. Kjo, për faktin se prej një kohë të gjatë, pjesën më të madhe të deklaratave të kryeministrit e kanë zënë mbjellja e pemëve, ndër të cilat edhe 250 milion rrënjë ullinj.

M.L.

Comments

Submitted by anila (not verified) on

<p>Dalengadale ç&#39;do gje po kthehet ne marrezi. E ç&#39;mund te presesh ndryshe kur drejtohemi nga nje i marre!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>marrezia ka kohe qe ka filluar dhe sic e ndjen nje pjese e mire sot, e keqja me e madhe nuk ka ardhur ende.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.