Primo Shllaku: Letërsia soc-realiste ka kryer mëkate të mëdha

Poeti Primo Shllaku, në një intervistë të gjatë për shqiptaren.com, jep disa konsiderata të vetat mbi letërsinë e shkruar gjatë regjimit komunist. Mund të jetë marrë me mend opinioni i tij për këtë lloj letërsie, por asnjëherë ai ‘nuk kish hyrë në detaje’. Në këtë intervistë e lëshon veten dhe nuk kursen askënd prej atyre “që ndrruen flamuj dhe melodi mbas 90-ës janë racë xhonglerësh të lemë për cirk e për panaire.”
Sipas Shllakut, “letërsia funksionale që shkruhej aso kohe ndër ne ishte uniforme, servile, e nënshtrueme, pa ide të reja dhe frigaçe. Rezultati i saj mbi çdo vetdijë të lirë a që priret kah liria e mvetësia: neveri.”
Kë ka në mendje? Nuk e fsheh; e thotë vetë pak më poshtë: “Kadare e Agolli janë korifejt e letërsisë së socializmit e të diktaturës. Ata kanë krijue tendencën dhe kanë ushqye me mija fmijë me dashuni për Partinë e diktaturës dhe për Enverin, diktatorin e Partisë. Nëse ka sot njerz që vërtet e shikojnë me nostalgji at regjim dhe atë sistem, padyshim se nji vend të pamohueshëm në formimin e tyne prej fanatikësh kanë edhe kta autorë që, me panegjiriket e tyne, i hoqën breroren Zotit të qiellit dhe ia vendosën mbi kokë nji vagabondi të vjetëve 30-40.”
Merret gjatë me të dy, por në fokus mban Kadarenë, për të cilin nënvizon se “vjen nga nji qytet pa tradita letrare”. Në fund na befason, duke thënë: “U gzova kur mora vesht se Kadare do të pushojë se marri me letërsi.” E ka thënë Kadareja këtë gjë? Si ka mundësi që ky scoop i ka shpëtuar shtypit?
Re.Pu.
Comments
Vetem nje pyetje per z.

Vetem nje pyetje per z. Primo:

Pse paskeni gezu kaq fort qe Kadare "nuk ka heq dore per te shkru", mos edhe tash veprat qe krijon edukojne keq feije e te rritur?

Vetem nje pyetje per z.

Vetem nje pyetje per z. Primo:

Pse paskeni gezu kaq fort qe Kadare "ka heq dore per te shkru", mos edhe tash veprat qe krijon edukojne keq feije e te rritur?

Ik ore plehre, se e ndrite

Ik ore plehre, se e ndrite ti, kur ishe i ri dhe te mbeti me e bo tani ne pleqeri......sa neveri ndjej per keta njerez, qe njollosin dhe perbaltin qe te gjitha ato qe jane bere para '90

Kush e di se si i duket vetja

Kush e di se si i duket vetja ketij njeriu. Si ndonje Homer. Une per vete nuk ia kam ndi zanin, siç thone shkodranet, dhe ato qe thote mezi ia kuptoj. Provincial.

Cdo lloj aktiviteti ne ate

Cdo lloj aktiviteti ne ate sistem, perfshire letersine e artet, ka kryer mekate plote pare me ''syte e sotem". "Patatja e nxehte" me duket ajo qe nje verior vlereson qe jugu (Gjirokastra) nuk ka tradita letrare. Nje shetitje "magelane'' online e nxjerr genjeshtren nga strofulla me shpejt se zagari lepurin.

Nje injorant anonim nuk mund

Nje injorant anonim nuk mund te leresoje nje LETERSI MODERNE TE KOHES SE SOCIALIZMIT!!!Ndersa keta 21 vjet,jane shkruajtur letersi BURGJESH DHE URREJTJESH!!!

Add new comment