A do të jetë Leka edhe nëpunës i Republikës, edhe Mbret?

“Unë, princi Leka II, betohem para trupit të babait tim që do të ndjek rrugën e Mbretit Zog, e mbretit Leka I dhe do të jem gjithmonë në shërbim të kombit dhe të atdheut. Zoti më ndihmoftë!” Me këto fjalë që i ngjajnë më shumë betimit të vetëshpalljes Mbret e ka kurorëzuar eulogjinë për të atin Princ Leka, trashëgimtari i fronit të monarkisë shqiptare, ose pretendenti i radhës. Megjithatë, përtej solemnitetit të betimit, Leka përballet me një fakt të thjeshtë, madje banal po ta krahasosh me pompozitetin e titullit të mëpasshëm të tij Mbret i shqiptarëve: puna e tij e përditëshme e paguar me rrogë nga financat e Republikës së Shqipërisë. Republika dhe monarkia, si rregull, janë dy sisteme politike që përjashtojnë njëra-tjetrën, që njëra të ekzistojë, duhet të pushojsë së qeni tjetra. Më thjesht se kaq, tani kur Leka e ka kryer betimin mbi varrin e të atit dhe mbetet trashëgimtari i vetëm derisa atij t’i lindë një djalë, a do të heqë dorë ai nga puna në strukturat e Republikës për t’i shërbyer Monarkisë?
H.B.
Comments
“Unë, princi Leka II, betohem
<p><em>“Unë, princi Leka II, betohem para trupit të babait tim që do të ndjek rrugën e Mbretit Zog, e mbretit Leka I dhe do të jem gjithmonë në shërbim të kombit dhe të atdheut. Zoti më ndihmoftë!”</em></p><p>Po ndoqi <em>rrugën e Mbretit Zog,</em> po i vidhka edhe ky Banken Shqiptare dhe rrogat e ministrave. Populli shqiptar asht mesue ta drejtojne hajdutet (ne mos njikohesisht edhe kriminela).</p>
Sa qesharak me ate betim ky
<p>Sa qesharak me ate betim ky Leka,gjynah se eshte i pa pjekur dhe nuk di i shkreti madje as gjuhen shqipe nuk e ka mesuar mire.Sa per punen ne Republike ate ta mbaje fort se eshte shume i nderuar qe ka ate pune se per mendimin tim,as ate se meriton jo me te jete ky mbreti jone .</p>
Add new comment