Me kë bashkëpunoi Berisha për rrëzimin e Nanos?

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 08:49

Gjatë një takimi me të rinj në Durrës, Berisha ka deklaruar se Rama ka bashkëpunuar me të për të rrëzuar Fatos Nanon. “Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi Rama e përshkruan Nanon [në librin e tij] është absolutisht në mënyrën më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova ta rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e Mjaft-it i mbushte PD-ja. Punoi me mua për rrëzimin e tij”, tha Berisha.

Arsyeja pse e bën Berisha këtë diversion është e qartë, por disa fakte duhen rikujtuar.

Së pari, edhe sikur të supozojmë se Mjaft-i ishte thjesht një kukull që e drejtonte pas kuintave Rama, duhet thënë se lufta e asaj lëvizjeje kundër Nanos nuk bëri që koalicioni i udhëhequr prej tij të mos merrte vota të mjaftueshme për të arritur fitoren. Në qoftë se Nano do të kishte vendosur që koalicioni i tij të përfaqsohej nga një kandidat unik në secilën nga 100 zonat elektorale, do të kishte fituar 72 mandate parlamentare, edhe pse në luftë me LSI-në. Vetëm votat e kandidatëve të PSD-së, për shembull, ua hoqën mandatet kandidatëve të PS-së në 5 zona, edhe pse ishin në të njëjtin koalicion.

Së dyti, kur Berisha u pyet nga Doiçe Vele pasi u bë kryeministër, nëse do të çonte një dosje në prokurori me akuzat që i kish bërë Nanos, u përgjigj se nuk mund të çonte në prokurori kryetarin e opozitës. Dhe kur Nano nuk ishte më kryetar i opozitës, Berisha, në vend që ta çonte në prokurori, bashkëpunoi hapur me të…

Pra, i bie që Berisha të ketë bashkëpunuar me Nanon për të rrëzuar Fatos Nanon.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonime (not verified) on

Te lutem zoteri artikullshkrues,

sic i tha Don Kishoti Dulqinjes: "arsyeja e mosarsyes qe i beht arsyes sime, ma dobeso arsyen kaq shume, sa me arsye vajtoj per bukurine tende"... ne ato gjurme, mua me duhet te mbledh arsyen e te vendos arsyeshem se per çfare te vajtoj me pare: bukurine e Nanos apo arsyen e Berishes...

Submitted by reforma (not verified) on

E verteta per Berishen eshte si cimcakizi i Robertit, ai mund ti jape asaj cfaredolloj forme qe te doje dhe ta ndryshoje sa here te doje, duke perdorur  logjiken e nje kerrici te lidhur pas bishtit te nje gomari! Berisha eshte si puna e budallait qe hedh nje gur ne uje dhe nuk e nxjerrin shume te mencur!

Submitted by ish-mjaftist (not verified) on

Kryeministri ia fut kot kur flet mbi mbushjen e protestave te Mjaft nga PD. Protestat e Mjaft mbusheshin pothuajse teresisht nga te rinj gjimnaziste dhe studente. Kete e them me siguri pasi une vete kam qene njeri prej koordinatoreve dhe aktivist i atyre protestave. Asnjehere gjate atyre protestave, flas deri ne 2004-2005 nuk eshte kerkuar mbeshtjetje politike apo simpatizante partiake per te mbushur rradhet. Kryeministri mos te beje akrobatin me situata qe nuk i njeh apo i njeh sic i interesojne!

Submitted by ermiri (not verified) on

Kryeministri yne "bashkepunon" vetem me idene fikse te tij, qe ..  kushdo qe e degjon eshte pa kujtese dhe kurajo. Dhe perderisa eshte aty ku eshte, s'i dihet, mbase ka te drejte.

Submitted by Aqifi (not verified) on

Pavaresisht folklorizmit,  Berisha thote nje te vertete qe eshte e kuptushme, Rama e rrezoi Nanon me ndihmen ose jo te Berishes dhe MJAFIT,  por MAJFI nuk i mjafton per tu bere kryeminister dhe kete e ka kuptuar me ne fund, prandaj ben levizje te deshperuara..

Submitted by Albi (not verified) on

Aman o Edo, ti ke qene vete prane MJAFT/G99 sebashku me Mucin dhe Andrean kshuqe e di mire sa e lidhur ka qene ajo organize me Ramen, mos na bej kot teater kot tani.

Ca do te thote kjo shprehje aman:

"Së dyti, kur Berisha u pyet nga Doiçe Vele pasi u bë kryeministër, nëse do të çonte një dosje në prokurori me akuzat që i kish bërë Nanos, u përgjigj se nuk mund të çonte në prokurori kryetarin e opozitës. Dhe kur Nano nuk ishte më kryetar i opozitës, Berisha, në vend që ta çonte në prokurori, bashkëpunoi hapur me të…Pra, i bie që Berisha të ketë bashkëpunuar me Nanon për të rrëzuar Fatos Nanon."

Meqe Berisha nuk e futi ne burg Nanon atehere Nano paska dash ta lere vete pushtetin. Nuk e di qe te kete lindur ende nje njeri kaq budalla, e mbi te gjitha jam i sigurt qe Nano mund ti kete te gjitha po budalla jo.

Pse nuk e futi Berisha ne burg? E para, sepse me ne fund Nano e mbylli ciklin e burgosjes/vrasjes/syrgjynosjes se kundershtareve politik qe ka filluar qe me Ismail Qemalin ne Shqiperi pas 1912. E berei kete megjithese kishte 97 si argument. Nuk ka me nevoje Shqiperia per ngjarje te tilla, aq me teper ku kundershtari kthehet ne hero sic ju kthye Nano Berishes. E dyta, sepse sic e ka thene Lubonja se ketu do shkoj gjaku deri ne gju nqs vertete fillojne e burgosin njeri tjetrin per korrupsion. Te gjithe e kane ngjyer mire doren, perfshi Ramen. E si rrjedhoje o ikin te gjithe, si ne Itali pas Mani Pulite, o nuk iken asnjeri per korrupsion.

Tani kthehemi te ceshtja MJAFT/G99. Cfare FAKTESH dime ne sot:

- Mjafti mbushi sheshet disa here, e megjithate kjo mbeshtetje nuk ju kthye kurre ne vota e pra ishin ne masen me te madhe fiktive. Si rrjedhoje ose na bie te besojme qe ata njerez qe dolen ishin mbeshtetesa te LSI qe PS i rifitoi ne 2009; nje nivel prej 2% ne tere vendin. Ose ishin PD-ista. Duke qene se Berisha as nuk lodhej te bente opozite ato dite, po vetem rrinte ne zyre, me duket e qarte se ku te cojne dyshimet.

- Mbase Mjafti nuk ishte kontribuesi kryesor ne humbjen e 2005 ne vota. LSI ishte qartesisht faktori i pare dhe sic e thua me te drejte koalicioni humbi vota te tjere vete duke nxjerre kandidat dytesor. Po kush mbeshteti disa prej ketyre kandidateve si psh Dash Pezen dhe Nikolle Lesin? Edi Rama dora vete.

- Erion Veliaj sot eshte nje nga njerezit qe Rama e ka katapultuar ne krye te opozites megjithese njerehe e nje kohe ka bere protesta kunder po ketyre njerezve me te cilet sot punon.

Pra ku na la e gjitha kjo? Nano e humbi pushtetin sepse dy "te rinjte" Rama e Meta besonin se po ta hiqnin qafe do mbreteronin ne Shqiperi per dekada sepse Berisha ishte kocke e lehte tashme. Besoj se qe te dy e kane kuptuar qe kjo nuk do ndodhe kurre, ne Shqiperi mazhoranca dominante nuk ka per te pas me. Sa per Ramen vete, ne rastin me te mire ne 2005 ishte nje tifoz i zjarrte i rrezimit te Nanos dhe vetem kaq. Ne rastin me te keq ishte i perfshire vete ne levizjet per ta goditur Nanon. Sidoqofte, qendrimi i tij i sotshem eshte ai i nje hipokriti megalloman (e tha mire Blushi kete te fundit).

E mbi te gjitha Edo, ti qe nuk je aq i perlyer sa Muci si ushtaro-gazetar i Rames. Nuk te ben mire te dalesh i pari ne mbrojtje te Rames. Nuk ka me njeri te hajrit ne Tirane qe nuk e ka kuptuar ca ishte loja Mjaft/G99.

Submitted by ish-mjaftist (not verified) on

Albi mos ja fut kot, mos u nis te besh analiza mbi supozime kur perballe ke fakte.

Une vete kam qene aktivist, organizator dhe pjesmarres ne aktivetetet kryesore te Mjaft. Po te them se ne asnje rast (protestat kryesore, aktivitetet dhe shfaqjet publike) nuk kishte pjesmarres politike, te organizuar si te tille, pasi nuk vihet dora ne zjarr se ata qe dilnin protestonin te ishin anetare te njeres apo tjetres parti. Pjesa me e madhe e mbeshtetesve te mjaft ishin rini poshte 25 vjeceve. Ata ishin ata qe mbushnin sheshet. Ne asnje rast nga drejtuesit e mjaft nuk kemi degjuar per mbeshtetje politike apo te demonstrohej kunder njerit e ne dobi te tjetrit apo budalliqe si ato mund te mendoje kryeministri sot. Duhet ndare Mjaft nga G99. Mjaft e pati piken me te larte ne vitet 2003-2004, kur G99 ndoshta ishte ne koken e Erionit por jo qe te diskutohej me aktivistet kryesore. Pastaj G99 ka dale shume vone ne skene. Mjaft nuk ishte Erion Veliaj dhe as Erion Veliaj nuk ishte Mjaft. Te gjithe aktivistet kryesore te Mjaft kishin goxha liri veprimi dhe pjesa derrmuese e tyre as nuk ishte perfshire ne ndonje strukture apo te figuronte ne nje shkalle hierarkike ne Mjaft. Pjesa me e madhe prej tyre u lidh me Mjaft pasi ndante te njejtat mendime ose donte te shprehej politikisht por jo ne menyre partiake. Ti japesh Mjaft nje karakter partiak ky eshte gabim shume i madh ose i bere nga dikush qe se ka idene se cfare ishte dhe bente mjaft. Ti japesh mjaft karakter politik do te thote te nisesh nga baza partiake. G99 eshte pune tjeter dhe ajo u shkeput nga Mjaft. Shume nga aktivistet e Mjaft nuk e ndoqen Erionin ne ate inisiative ashtu sic pati dhe te tjere qe iu afruan partive si LSI apo te tjera. Pjesa me e madhe e vuajti kete ikje masive nga mjaft, ndersa pjesa me e madhe, them per aktivistet kryesore, vijuan ne organizata te tjera te shoqerise civile apo thjesht nuk moren me pjese aktivisht qofte edhe pasi u ndryshuan kushtet ne shoqeri.

Persa i perket Erionit ai eshte djale shume i afte dhe ajo se cfare ka arritur ne PS nuk eshte vetem katapultim i Rames por edhe zotesi e tij.

Per mendimin tim eshte e turpshme t'iu atashohen partive politike, ato cfare arriti te beje mjaft. Kryeministri por edhe ti Albi duke mbeshtetur kete version ofendoni rende aktiviste si une dhe si shume te tjere te gjithfare rolesh ne mjaftin e atehershem, qe thjesht ndiqnin ndjenjat e tyre qytetare kur protestonin e organizonin protestat dhe aspak vetem vullnetin e Erionit, drejtueseve te tjere te mjaft e ca me pak ato te aktoreve politike partiake.

Persa shkrova me siper jane ato cfare kam jetuar jo analiza te mbeshtetura mbi supozime dhe gjithashtu skam ndonje interes te shprehem ndryshe pasi nuk jetoj shume larg Shqiperise dhe skam ndonjefare interesi te shprehem me rezerva.

Submitted by Albi (not verified) on

Me vjen keq qe endrra jote, po deri diku dhe e imja sepse i kam mbeshtetur (gjasat jane qe mbase dhe njifemi) eshte sfumuar.

Po nqs ti beson kete "Mjaft nuk ishte Erion Veliaj dhe as Erion Veliaj nuk ishte Mjaft" atehere e keqja eshte qe ti vazhdon te jetosh ne enderr. Shume te rinj hyne e dolen nga Mjaft, po qellimi i organizates ishte gjithmone nje tjeter. Vija politike ishte e qarte, nuk behej asnje sulm ndaj Rames, biles dhe me ceshtjet problematike te shoqerise u morren gjithmone e me pak pas fillimit. Levizja vetem u politizua me kohe. Dhe nqs ti beson se une e ti ishim vertete te gjithe ata qe mbushnim sheshet, perseri te them jeton ne enderr. Une e ti mbase kemi qene ne rreshtat e pare, po pas nesh kishte gjithmone njerez plot qe as i kishim pare ndonjehere.

Sa per Erionin, megjithese nuk ndaj absolutisht mendimin tend (per mua eshte populist i afte, po vetem kaq, biles edhe kjo po fillon ti venitet) nuk ka arrit asgje me forcat e veta ne PS. Jo vetem njerezit e vjeter nuk  e duan fare, po edhe te rinjte qe Rama ka sjelle e kane hale ne sy. Shko ndonjehere te faqja e Erjon Braces ne fb, e shif ca shkruajne per ate. Pas Gramoz Rucit ishte personi me i goditur edhe tek komentet e Shekulli apo Tema. Gjithsesi mua nuk me shqeteson qe Erioni ka hypur ne PS, kane bere politike ne Shqiperi njerez 100 here me te dallkauk se ai. Por katapultimi i tij ne nje parti, ku elektorati akoma e shef si nje nga faktoret e humbjes se 2005 pra i humbjes per shume prej tyre i vendeve te punes, eshte prova e qarte qe ata ishin te sponsorizuarit e Rames sepse vete nuk ja arrin dot. Ne ate parti jo. Sepse nqs nuk te mjaftonte shembulli i Erionit, atehere si i shpjegon Endri Fugen, Arbi Maznikun, Ajola Xoxen, Elisa Spiropalin, Olta Xhacken. Edhe keta kishin merita te medha? Apo ishin thjesht njerez te besuar te Rames dhe elektorati u detyrua ti pranonte?

Nejse nqs nuk do te ndihesh keq duhet ta dish qe ju nuk ishit te vetmit. Rama lancoi ne politike dhe Gerti Bogdanin me vellain e tij, dhe ata per te sulmuar Nanon ne nje takim te sposorizuar me studentet qe vinin nga jashte. Thjesht qe Bodgani e pa se ne PS ishte bere rradhe e gjate me te rinjte e mjaftit, e kaloi me PD.

Submitted by ish-mjaftist (not verified) on

Nuk ka pasur enderr qe te sfumohet per mua Albi. Une ne ate periudhe qe u angazhova ne mjaft e bera pasi mendoja se duhet ta beja. Po keshtu nuk them se ato cfare kam bere une ne mjaft (pjesa ime eshte shume e vogel) jane nenvleresuar pasi emrat qe ti permend kane ndjekur rruge te tjera. Ndoshta eshte dhe ajo qe mjaft-in e kane shfrytezuar pikerisht per te rene ne sy te politikes... por kjo ska lidhje me endrren ose realitetin tim apo te ndonje tjetri. Edhe une mund te beja ndonje perpjekje te tille por nuk desha e as nuk e mendoj tani qe shoh ata djem e vajza aty ku jane te kisha bere te njejten gje. Gjithashtu nga shume miq te mi ish-mjaftiste sdi te kem ndonjerin qe te jete angazhuar ne politike apo gjera te tilla. Nje pjese jane ne shoqerine civile, te tjeret si une kan vijuar jeten ne Shqiperi ose jashte shtetit. Ajo se cfare kemi te perbashket te gjithe eshte se ne mjaft morem pjese pasi e ndjenin ta benim ate qe beme. ndoshta erioni e te tjere kishin mendime te tjera por kjo nuk e hedh poshte ate cfare kam bere une.

Sa per erionin ne ps as qe e kam idene se cfare ben apo si e ben, thjesht nga sa e kam njohur mendoj se eshte djale i afte. dikush mund te thote, si ty, qe eshte delfin i rames,  apo te tjera por une kam mendimin tim dhe nuk e lidh shume me ate cka ben ai tani ne ps.

Gjithashtu sme intereson cfare behet ne ps, une thjesht ndihem i prekur kur thuhet se mjaft mbushte sheshet me militante partiake apo mjaft drejtohej nga partite. Edhe nese marrim keto teorite konspirative prape nuk ma mbush mendjen shume se kam qene ne brendesi te asaj cfare zhvillohej deri ne 2004 te pakten dhe deri atehere nuk e perceptova nje gje te tille.

Une mendoj se perderisa nuk ka shifra te sakta se sa militante kishte mjaft dhe sa "idealiste" nuk duhet shperdoruar keshtu diskursi politik publik sidomos nga kryeministri, qe shpesh here i ve vulen gjithckaje sikur te jete femije i llastuar e jo dikush qe i ka mundesite per te bere analiza te shendosha e nxjerre perfundime te bazuara ne fakte e jo ne vegime momentale.

Kendej nga une ka vajtur shume vone e neser duhet vajtur ne pune. Naten e mire Albi

Submitted by Albi (not verified) on

Shpejt e shpejt

1) Nuk dua te heq endrren, po te them thjesht qe pasioni yt i paster u perdor per tjeter gje.

2) Erioni eshte si eshte, une bej pyetje llogjike. A do mund ta votonin ate disa njerez te cileve ai u ka kushtuar vendet e punes? Engjell te ishte, une them jo.

3) Ta thashe dhe me siper, fakti qe Mjaft nuk i perktheu kurre ato numra ne vota, do te thote qe aty kishte nje mbeshtetje fiktive. Njerez qe vinin per te mbeshtetur kauzen tone sepse ashtu ju interesonte per momentin, po nuk kishin asgje te benin me ne.

Naten ish-mjaftisto.

Submitted by nora (not verified) on

MJAFT e perfundoi misionin ,aq e kishte sa te rrezonte nanon tani lere saliun te fuse jo plehra ne shqiperi po te haje njerez nuk ben gabim.

Keta te mjaftit u rriten u bene salira e nano vete,drejtuesit kuptohet.MISIONI DUHET TE VAZHDOJE me mjaftiste te tjere.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.