Na ishte një herë… rinia.

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 11:49

Protesta e studentëve kundër regjimit komunist në fund të viteve 90-të, ka qenë ndoshta e vetmja demonstratë reale e zhvilluar në Shqipëri që prej vitit 1945 e deri në ditët e sotme. Ç’ka ardhur dhe ç’kemi parë më vonë kanë qenë mitingje ose protesta të organizuara prej partive politike.

Një ditë më parë, kryeministri Berisha zhvillloi një takim me një grup studentësh në qytetin e Durrësit. Përvecc të tjerash, dhe meqë vetëm pak ditë na ndajnë nga 8-dhjetori, Dita e Rinisë, kryeministri u kujtoi studentëve se ishin të rinjtë ata që i dhanë fund një diktature gati 50-vjeccare.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur nëpër botë, të gjithë kanë qenë dëshmitarë të rënies së disa diktaturave në vendet e Lindjes, rënie të cilat do të mbahen mend si “Pranvera Arabe”. Kujtojmë që pararendësit e kësaj pranvere ishin pikërisht të rinjtë e atyre vendeve. Shembulli i parë është rasti i Tunizisë, ku protestat u organizuan prej të rinjve nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Rinia shqiptare sot ka 1001 probleme, përfshi këtu atë më të rëndësishmin: papunësinë, edhe pse mund të jenë të pajisur me diplomën e shkollës së lartë. Megjithatë, zëri i të rinjve sot duket i mekur dhe i pafuqishëm për t’iu përgjigjur këtyre mungesave.

M. L.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

Eliti ka thene : " Emri yne eshte shpirti yne". Kurse rinia jone nuk ka shpirt rinor edhepse hallemadhe. Mos e kane fajin "o.m.gj-te" ?!

Submitted by cuja (not verified) on

Te rijnte tek ne e kane mendjen te zene me perrallat e perditshme shqiptare, si pasurim i shpejte, te gjithe pronare te ndonje kafe, te punesuar prane PD ose PS, ose eksperte tenderash. Kur te kuptojne qarte qe bota perendimore eshte e bazuar mbi punen (kryesisht, ka dhe te keqijat e saja) atehere do te fillojne te kerkojne pune dhe liri dhe demokraci. Atehere do te ngrihen ne kembe kunder rregjimit te Saliut apo kujdo tjetri. Mos harrojme se ishte po kjo rini qe nuk u ngrit kurre as kunder Nanos me 1997-2005. Ashtu si edhe nuk u ngrit gjate ngjarjeve te 2011. Qofte me 21 janar, qofte me 18 maj protestuesit ishin burra nga fshati mbi 30 vjec.

Submitted by rrem vogli, kat... (not verified) on

Eshte e vertete. Te gjithe sot, dhe jo vetem te rinjte, por dhe ish te rinjte e '90-tes enderojne (sipas meje me kot) te behen milioner

duke punuar ne shtet ose me sekserlleqe. Kam frike se do duhen nja 15 -20 vite qe te binden se eshte nje ender. Mbase atehere do

zgjuhen. Por, mbase dhe kRIZA qe Saliu , me heshtjen dhe te PS-se, po na bije, do ti zgjuajne shqiptaret te rinje e te vjeter qe

duhet te rikthehemi ne parimet e demokracise perendimore, duke perdoryr te njejtaat ilaçe qe po perdorin ata per ti shpetuar renimit.

Une jam i bindur se duhet nje Dhjetor i dyte, por pa baskevuajtes e bashkefajtor sepse shpetimi do vij kur fajtoret (hajdutet) te vjellin

mekatet e tyre sipas parimit qe harami nuk behet hair.

Submitted by Ana (not verified) on

Pergezime per shkrimin.  Kjo rinia jone, per aq kohe sa vazhdon te vishet me moden e fundit, nuk besoj se do te ngrihet ndonjehere.

Ndersa ajo rinia e '90's me duket se u rregullua per vete dhe mbaroi me kaq. Kot si thone ne SHBA se kur je i ri je demokrat e kur plakesh behesh republikan.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.