Konvertimi i Berishës nga fannolist në zogist

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 05:22

Dikujt mund t’i ketë dalë nga mendja, por Berisha nuk ka qenë zogisti që shfaqet sot. Ai ka qenë një antizogist i tërbuar, madje më i tërbuar se sa vetë historiografët komunistë. Ja çfarë ka thënë në vitin 1994, në 70 vjetorin e ngjarjes, që Berisha e quan “revolucioni demokratik i qershorit”:

“Revolucioni i qershorit 1924 hapi për ne epokën e ndritur të demokracisë. Ky revolucion u realizua ... jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshjeje komprometuese që kish nënshkruar dhe do nënshkruante më pas Ahmet Zogu për të siguruar e ruajtur fronin e tij.... [Ndërsa] dhjetori i vitit 1924 [kur rierdhi në pushtet Ahmet Zogu] ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare.  [Dhe pas kësaj] Shqipëria njohu për 68 vjet me radhë vetëm mynxyra, pushtime tiranira, dhe diktatura nga më të egrat.”

Është i njëjti person që këto ditë mobilizoi gjithë republikën për t’i bërë homazhe “mbretit të shqiptarëve, Leka Zogu I” e që flet me superlativa për monarkinë e për monarkun.

M.N.

Comments

Submitted by xhimi (not verified) on

<p>Berisha e ka kapardinen dubelfase, si te gjithe politikanet e konvertuar shqiptare.Problemi eshte se po behemi gazi i botes.Nje shoku im gazetar pasi nuk kuptonte</p><p>cfare po ndodh ne Shqiperi, me beri pyetjen:mos valle drogohen? Jo, i thashe eshte fare e thjeshte,kane mare duahan anadollak, domethene pazar per te gjitha</p><p>punet.Ne Shqiperi eshte hapur nje pazar ku te gjithe shesin nga budallalliqe,deri tek novacione politike.Tek ne te gjithe mburen.Akoma nuk na ka kaluar dehja&nbsp;</p><p>e fitores nga bombat e Natos.Na lini te &nbsp;thithim pak hashashin e rendesise balkanike.Socialiste,demokrate jemi nje famije e lumtur genjeshtare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.