Jemi të gjithë të përgjueshëm; na spiunojnë celularët dhe kompjuterat personalë

Sipas së përditshmes italiane, la Repubblica, Wikileaksi ka shpërndarë për emitentë të ndryshëm mediatikë të dhëna të rezervuara që disponon falë përgjimit të vazhdueshëm që kanë bërë firma të ndryshme private, dhe qeveri apo institucione. Por më shumë se se sa këto të dhëna, që mund të jenë të një natyre banale, ka rëndësi lajmi, që secili prej nesh, jo vetëm është i përgjueshëm, por ndërkohë mund të jetë përgjuar.
Sipas Wikileaksit, në rrjetin kibernetik të botës mbeten çdo ditë miliarda mesazhe, emaile, sms, telefonata, dhe agjenti që na tradhëton janë mjetet tona të përdorimit të përditshëm, si telefoni e kompjuteri personal. Këto të fundit pra janë si një lloj kamere që e kemi pas vetes, e rrjedhimisht nuk ka vend ku të fshihemi. Bota online, që është rruga e madhe ku kalojnë mesazhet e bisedat tona, është shndërruar kështu në një si Vëllai i Madh Orwell-ian, të cilit mund t’i bëjmë bisht vetëm me një kusht: t’i ikim modernitetit e të kthehemi në jetën primitive, dmth të demonstrojmë se s’kemi më nevojë për paisjet që na janë bërë si gjymtyrë të trupit.
Shkurt, privacy-ja për të cilën flitet aq shumë, është përfundimisht një iluzion,një rrenë, një mirazh, dhe ky fakt përbën një problem të madh të kohës sonë, me të cilin do na duhet të merremi. Por pyetja se si duhet ta mbrojmë këtë privacy hë për hë është pa përgjigje.
Re.Pu.
Comments
Per sa i perket pergjimit

Per sa i perket pergjimit nga "vrima e celesit" do t'u uroja shqipetarve gjume te embel pasi e kane dhe goxha te rende.

Skandali i "News of dhe World" i Murdoch-ut nuk besoj se mund te pergjithesohet dhe tek ne. Me i demtuari nder shqipetaret ka qene Edi Rama me formen me klasike te dhunimit te privatesise, botimit te fotove private. Edhe ne ate rast efekti ishte ai i nje bumerangu ndaj atyre qe i publikuan.

Por ne nje Re-publike bananesh si kjo e jona problem madhor ngelet se kush ka akses ne pergjimin penal dhe si i perdor ato. Nese ke nje sherbim inteligjen te padevijuar, sic pretendohet , nuk ka perse te shqetesohemi. Sidoqofte rasti me flagrant ishte tentetiva e hapur e qeverise per te dhunuar privatesine e nje grupi gazetaresh per ngjarjet e "21 Janarit". Kujdes.Nuk behej fjale per te zbuluar ndonje gje ne tabulatet e tyre. Kete e dinin mire vete gazetaret dhe aq me teper teoricienete e pucit, aq sa dikush(ironikisht) u ndie i ofenduar per mosperfshirjen ne grupin imagjinar. U kerkua dhe insistua diten me diell qe te lexoheshin tabulatet e telefonave per te bere te mundur rrypave te trasmesionit - doktore, police, deputete dhe ministra te nisnin operacionin e zbulimit, ndoshta te nje "Hakmarrje per Drejtesi II" me nje skenar qe do te shkruhej ne ecje e siper......

Per sa i perket pergjimit te telefonave rasti me domethenes dhe me spektakolar eshte ai i S.Berlusconit. Kryeminister i nje prej vendeve me te zhvilluara,me nje shpure avokatesh dhe keshilltaresh nga me kompetentet nuk u bind kurre se nese prokuroria vendos te pergjoje dike nuk ka perendi qe e pengon. Mjafton t'i kishin treguar se si gati 20 vjet me pare sherbimet amerikane kishin kapur Pablo Escobar... Atehere nuk do te bente te cuditurin kur te lexonte transkriptet e karagjozlleqeve te tije me telefona te "paster".

Duke u kthyer te meraku i botuesit per privatesine do te thosha se te gjithe ne do te falnim nga pak te tille me kushtin qe te pergjoheshin lumi i skandaleve qeveritare. Dhe ne ate pike nese do pergjohesh mire nuk do te kishte as Gerdec dhe as "21 Janar". Por mbi te gjitha nuk do te na ofendonin inteligjencen dhe durimin per cilesine dhe origjinalitetin e videos...........

Le te na pergjojne. Nuk kemi

Le te na pergjojne. Nuk kemi sekrete. Sekrete kan ata qe po shkelin ligjet.

Add new comment