Në Eposin e Studentëve, Mujë Rugova shpallet ‘Doctor Korrupsionis Causa

Mujë Rugova nuk ka mujtë mos me u koritë – kështu nëse Gjegj Fishta, ose autori anonim i Eposit të Kreshnikëve, do të shkruante dy rreshta për Rektorin e Universitetit të Prishtinës, i cili jo vetëm emrin e ka epik, por me sa duket edhe bëmat i ka të tilla. Të paktën për sytë e studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët, dy herë brenda vitit, e kanë “nderuar” Rektorin e tyre. Dje ata i kanë paraqitur titullin “Doctor Korrupsionis Causa”. Motivacioni ka qenë piktoresk dhë të tilla, sipas studentëve, kanë qenë edhe “kontributet” e Rugovës. Rugova u “nderua” për “universitetin frigorifer”, ku studentët nëpër klasa rrinë të veshur e të mbështjellë që të mos sëmuren; për “universitetin e dembelëve”, ku studentët presin gjatë për profesorin e vonuar që shpesh nuk vjen fare; për “universitetin e skriptave”, ku studentët kryejnë kurse të tëra duke pasur si literaturë skriptat 50 faqëshe dhe jo literaturë akademike nga profesorët e tyre. Rektori i UP-së është vënë kështu për herë të dytë në shenjestër të akteve transgresive të studentëve. Herën e parë, studentët i derdhën atij një kovë me bojë të kuqe duke dashur të simbolizojnë ‘skuqjen’ si përcjellës të ‘më vjen turp”.
H.B.
Comments
Nuk kane bere aspak mire
<p>Nuk kane bere aspak mire studentet qe jane sjelle ne ate menyre</p><p>--Shume keq, shume keq --Nuk eshte ajo ruga e zgjidhjes se problemeve ..... Stuentet me mire te dilnin ne proteste disa dite dhe pastaj ti drejtoheshin parlamentit etj ruge te tilla moderne dhe civile </p>
Add new comment