Ambasada ruse: Deklarata e Lavrov për Kosovën është nxjerrë jashtë kontekstit

Postuar në 18 Janar, 2017 16:17

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot rreth raportimit që media shqiptare i bëri deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov mes të cilave u veçua apeli i tij që në Veri të Kosovës të mos ketë prezencë të forcave shqiptare të sigurisë. Ambsada deklaron se deklaratat e Lavrov janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe me këtë rast përcjell të plotë mesazhin e tij për këtë çështje:

 

Duke qënë se sot në mediat shqiptare janë publikuar disa komente të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe e shtrembërojnë mesazhin e tij lidhur me trenin Beograd-Mitrovicë, ju ftojmë ta lexoni më poshtë tekstin e saktë të deklaratës së Ministrit, bërë dje në Moskë gjatë konferencës së përvitshme për shtyp:

Për sa i përket situatës me trenin... mund të them vetëm një gjë: Bashkimi Evropian duhet ta zbusë këtë situatë dhe ta sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të Brukselit, të cilat parashikojnë, së pari, që të mos cenohet liria e lëvizjes së njerëzve dhe, e dyta, që në veri të Kosovës, aty ku jeton popullsia serbe, të mos jenë të pranishme struktura shqiptare të sigurisë”.

Comments

Submitted by Komentues (not verified) on

C'na cuditi ky reagim: probli eshte se pas reagimeve te EU-se (ku me fort, e ku me bute), ambasada si duket eshte ndjere nen presion qe gjoja te shpjegoje dicka, por pa e theksuar s ku qendron dallimi i deklarates. Kjo mandej se si mundohen te caktojne se ku cilat forca mund te shkojne, eshte pertej asaj cka mund, duhet, dhe pritet te beje Rusia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.