Ambasada ruse: Deklarata e Lavrov për Kosovën është nxjerrë jashtë kontekstit
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot rreth raportimit që media shqiptare i bëri deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov mes të cilave u veçua apeli i tij që në Veri të Kosovës të mos ketë prezencë të forcave shqiptare të sigurisë. Ambsada deklaron se deklaratat e Lavrov janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe me këtë rast përcjell të plotë mesazhin e tij për këtë çështje:
Duke qënë se sot në mediat shqiptare janë publikuar disa komente të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe e shtrembërojnë mesazhin e tij lidhur me trenin Beograd-Mitrovicë, ju ftojmë ta lexoni më poshtë tekstin e saktë të deklaratës së Ministrit, bërë dje në Moskë gjatë konferencës së përvitshme për shtyp:
“Për sa i përket situatës me trenin... mund të them vetëm një gjë: Bashkimi Evropian duhet ta zbusë këtë situatë dhe ta sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të Brukselit, të cilat parashikojnë, së pari, që të mos cenohet liria e lëvizjes së njerëzve dhe, e dyta, që në veri të Kosovës, aty ku jeton popullsia serbe, të mos jenë të pranishme struktura shqiptare të sigurisë”.
Comments
Jo hoxha Ali, por Ali hoxha.
Jo hoxha Ali, por Ali hoxha.
Habi
C'na cuditi ky reagim: probli eshte se pas reagimeve te EU-se (ku me fort, e ku me bute), ambasada si duket eshte ndjere nen presion qe gjoja te shpjegoje dicka, por pa e theksuar s ku qendron dallimi i deklarates. Kjo mandej se si mundohen te caktojne se ku cilat forca mund te shkojne, eshte pertej asaj cka mund, duhet, dhe pritet te beje Rusia.
Add new comment