INSTAT: Ulet defiçiti tregtar, mineralet rrisin eksportet

Postuar në 25 Maj, 2012 12:57

Bilanci i tregtisë së jashtme për muajin prill rezulton pozitiv për eksportet shqiptare, rritja e të cilave ka ngushtuar deficitin tregtar. Të dhënat e INSTAT raportojnë se në prill të këtij viti u eksportuan 18,036 milardë lekë mallra, me rritje 7.9 përqind në krahasim me muajin mars dhe rritje me 27.1 përqind në krahasim me prill 2011. 
Përsa i përket importeve, gjatë prillit u importuan 40,114 milardë lekë mallra me ulje 9 përqind në krahasim me muajin mars 2012 dhe ulje 12.4 përqind në krahasim me prillin e vitit të kalaur. 

Eksporti i mallrave shqiptare drejt tregjeve të huaja, shënoi rritje të ndjeshme edhe gjatë vitit 2011. Sipas raportit vjetor "Të tregtisë së Jashtme" të vitit 2011 të Qendrës Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) eksportet shqiptare janë rritur me 23 itin e kaluar. 

Sipas këtij raporti, rritje të eksporteve kanë shënuar edhe produktet bujqësore, të cilat vitin e kalaur janë rritur me 36 për qind dhe mineralet me 31 për qind. Ringritje të eksporteve vitin e kalaur është shënuar edhe për sektorin e përpunimit aktiv (fason), pas peiudhës së vëshirë të krijuar nga kriza e viteve 2008-2009. 
Tekstilet dhe këpucët janë rritur respektivisht me 11.6 për qind dhe 19.2 për qind.

 

Albanian Screen 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.