Dhunë raciste në Patra

Postuar në 23 Maj, 2012 05:22

Grupe aktivistësh të partisë fashiste Krisi Aygji u përleshën me policinë mbrëmjen e së martës në qytetin e Patras. 

Sipas policise lokale, aktivistet e kesaj partie kishin mbërritur në Patra për të pastruar qytetin prej emigrantëve të shumtë klandestinë, që prej disa vitesh perdorin portin e qytetit per te kaluar drejte Italise. Shkak per zbritjen ne fashisteve ne qytet u be vrasja e nje banori te zones prej nje emigranti afganas me qellim prishjen e nje afere droge. 

Burime policore sqaruan se persona brenda turmes se fashisteve qelluan me shkopinj disa police dhe u grabiten atyre motoçikleten e sherbimit. Ne vazhdim grupi i fashisteve rrethoi dhe tentoi te djege nje kamp te improvizuar, ku banojne qindra emigrante ne kushte çnjerezore, por per fat nderhyrja e shpejte e policise shmangu nje tragjedi te mundeshme.Situata ne qytetin e Patras vazhdon te jete e tensionuar. Pas zhvillimeve ne kete qytet, ministri grek i Mbrojtjes se Qytetarit Lefteris Ikonomu, deklaroi se nuk do te lejoje askend te sulmoje dhe persekutoje emigrantet qe jetojne ne Greqi. Krisi Aygji eshte forca e pare fashiste qe mundi te hyje ne parlamentin grek qe prej vitit 1974.

Ky grupim politik siguroi 21 vende ne Parlamentin e krijuar mbas zgjedhjeve te 6 majit. Pas shperndarjes se Parlamentit dhe fillimit te fushates se re zgjedhore, sondazhet i japin atij rreth 5% te votave. Situata e mjerueshme ekonomike dhe kriminaliteti i larte si pasoje e saj ka bere shume greke te besojne se shkaktare per situaten ne te cilen ndodhet vendi jane emigrantet e shumte klandestine qe kalojne kufirin me qindra çdo dite dhe jo politikat e gabuara dhe korruptive te ndjekura prej politikaneve vendas.

 

top-channel.tv

Comments

Submitted by stefan (not verified) on

<p>&quot;Situata e mjerueshme ekonomike dhe kriminaliteti i larte si pasoje e saj ka bere shume greke te besojne se shkaktare per situaten ne te cilen ndodhet vendi jane emigrantet e shumte klandestine qe kalojne kufirin me qindra çdo dite dhe jo politikat e gabuara dhe korruptive te ndjekura prej politikaneve vendas&quot;-kjo fraze eshte e pabazuar. Mjafton te kujtojme faktin qe populli grek po voton fuqishem per Sirizen-aleancen e majte demokratike e cila ka si pike te programit te saj mbrojtjen e emigranteve. Gjithashtu askush nuk fajeson emigrantet per gjendjen e keqe ekonomike, por fajeson monopolet e bankat europiane dhe ciraket e tyre-politikanet greke, qe ndjekin politika antipopullore. Le te kujtojme&nbsp; se ndonse europianet jane te bindur per pergjegjesine dhe koruptimin&nbsp; e politikane greke te Nea-Dhimokratisas dhe Pashok, qe kane qeverisur keto 20 vitet e fundit, ata desherojne te vazhdojne te qeverisin po keto parti dhe leshojne perdite kercenime me dilema-ne eurozone apo jashte saj-duke ndihmuar ne ket fushate elektorale pergjegjesit e kesaj gjendjeje, kurse duhet te bente te kunderten.</p><p>Emigrantet e paligjshem , qe vijen kryesisht nga vendet arabe dhe lindja e mesme ne pergjithesi vetem sa e rendojne kete situate.&nbsp; Pa mendoni siukur ne nje shtepi qe eshte normale per te banuar nje familje, papritur vijne 5 familje te tjera. Eshte e kuptueshme qe sitata do rendohet. Dicka e ngjashme po ndodh edhe me emigrantet ilegale qe mesyjne drejt Greqise cdo dite. Aq me teper qe midis tyre ka kontigjente kriminelesh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.