Ish-zv.drejtori i Mosadit: Greqia dhe Qiproja të rrisin gatishmërinë
Ilan Mizrahi, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit izraelit, thotë në një intervistë për Kathimerinin se Greqia duhet të shtojë masat e sigurisë, për shkak të frekuentimit nga shumë turistë izraelitë.
Mizrahi thotë se ndërmarrjen e një hapi të tillë e bën të domosdoshme situata e tensionuar e ditëve të fundit.
Në të vërtetë, shumë turistë izraelitë janë tani në Greqi dhe ju nuk mund t'i mbroni të gjithë. Por sigurisht që policia duhet të jetë shumë më e kujdesshme. Të huajt që hyjnë në Greqi në këtë kohë duhet të kontrollohen dhe të merren në pyetje shumë më tepër se në çdo kohë tjetër. Qeveria greke është e vetëdijshme se mund të ketë hakmarrje nga Hezbollahu apo iranianët dhe shpresoj që përgjegjësit të dinë si të sillen dhe çfarë të bëjnë nëse lind nevoja. Personalisht, do të sugjeroja që Ambasada dhe qendrat fetare izraelite të mbroheshin edhe më shumë.
Në lidhje me kërcënimin e Hezbollahut për Qipron, Mizrahi sheh rrezik.
Unë nuk mendoj kështu, por ata mund të godasin objektivat izraelitë ose hebrenj në Qipro. Shpresoj që ata të kenë një minutë mendje të shëndoshë për të mos i bërë diçka të tillë një vendi të tretë, të cilin nuk mund ta fajësojnë. Unë shpresoj për hir të tyre që ata nuk do ta bëjnë këtë dhe në të vërtetë nuk mendoj se do të veprojnë kundër instalimeve qipriote.
Mizrahi thekson se eliminimi i liderit ushtarak të Hezbollahut dhe liderit politik të Hamasit konfirmon edhe njëherë aftësitë e inteligjencës izraelite.
Ajo që ndodhi kundër këtyre dy terroristëve të lartë, Hezbollahut (Fuad Shukr) në Bejrut dhe Ismail Haniyeh në Iran, është një lloj veprimi i njëkohshëm që ka ndikim në atë që ne e quajmë poli radikal në Lindjen e Mesme, domethënë Irani dhe nënkontraktorët, siç i quaj unë. Ky akt (goditja e Iranit dhe Libanit) ishte një sinjal shumë i qartë për Hezbollahun, Iranin dhe organizatat e tjera terroriste që furnizohen dhe pajisen me armë nga Irani se ne kemi një aftësi shumë të lartë të inteligjencës, një aftësi shumë të lartë ekzekutimi, si dhe vullnet politik. Tashmë po ndalojmë hakmarrjen dhe po nisim një lloj iniciative në terren.
Comments
Harxho ti te pushoj une
Se pse duhet te rrise Greqia (me shpenzimet e veta) sigurine per turiste Izraelite qe shkojne per plazh, me shume se per nje turist gjerman psh apo rus qe po pushon aty 5 metra prane izraelitit, une nuk e kuptoj shume. Pa llogaritur pastaj qe thenia se Greqia duhet te ndihet qe po jetojme ne kohe te turbulta me shume se ky turisti qe vjen te shullehet ne Egje, kjo me del krejt nga skenari.
Nese ai turisti izraelit nuk shkon fare ne Greqi, duket se nevoje per rritje sigurie Greqia nuk ka, duke kursyer keshtu edhe leket qe ne vend se rraketa e bomba mund ti beje shkolla e pishina.
"kemi një aftësi shumë të
"kemi një aftësi shumë të lartë të inteligjencës, një aftësi shumë të lartë ekzekutimi". Krejt e drejte. Nese Principata e Monakos do kishte mbrapa Ameriken dhe Gjermanine krejt pa kushte, dhe gjysmen e asaj qe mbetet perkrahese por jo shume te flakte, dhe kundershtare te kishte ca fise maja ne honduras e Salvador, une them se do dilte e fituar. Te gjithe e pame cfare ndodhi kur pas ketyre "Inteligjenteve dhe te afteve" mungonin ata qe jane sot. Cohen 2-3 Avione nga 100 milione copa, hedhin 10 bomba nga 100 mije euro copa, rrafshojne 2 palate e vrasit 3 pleq e 8 femije ku rrobat e te gjitheve bashke jane 30 dollare. Dhe kane aftesi
Add new comment