Biden duhet të dalë nga gara!
Joe Biden duket se ka humbur pa hyrë në garë. Debati i tij me Donald Trump të enjten, konfirmoi atë që dihej: presidenti amerikan nuk është më në gjendje të ndalë furtunën republikane. E ca më keq: Trumpizmin.
Ish-presidenti Obama pranoi se debate ishte i keq, por e cilësoi Biden një njeri të mirë që thotë të vërtetën. Gazeta “New York Times” kërkoi largimin e Biden nga gara, analisti homas Friedman, po ashtu, bëri të njëjtën thirrje, ndërkohë që një sondazh i “Morning Consult”, ka evidentuar se 60% e amerikanëve duan që Biden të dalë nga gara, çka nënkupton se një pjesë e madhe nuk duan Trump të fitojë.
Por kush mund të dalë në skenë tani, në këtë moment? Askush nuk mund ta thotë dhe çështja merr rëndësi të madhe, sidomos nëse sheh rrugëtimin e Trump deri këtu. Ai i mundi të gjithë, Partinë Demokratike, mediat e saj, krahuan e quajtur liberal, sistemin e drejtësisë dhe propagandaën e ankthit.
Askush nuk e di se çfarë vjen me të në krye të SHBA, hiq faktin se në BE thuhet se janë krijuar ekipe të posaçme komunikimi me presidencën e ardhshme amerikane. Që nga Ukraina, NATO, Tajvani, Kina dhe Lindja e Mesme, askush nuk e di më se çfarë do të ndodhë me dikë që është i paparashikueshëm por edhe që ka bërë të qartë se bën atë që premton.
Comments
nqs Obama mendon qe eshte i
nqs Obama mendon qe eshte i mire Biden dhe thote te verteten, hajde ta veme shef te bingos te azilit te pleqve.
AI nuk mbush more, kokerrote. kandelat i kane ikur per lesh dhe nuk mban dot nje mendim nen kontroll.
eh ne c'derexxhe ka shkuar politika amerikane.
Add new comment