Zbardhet vendimi që i hap rrugë ekstradimit të Kumbaros, pikërisht kur nuk vlen më.

Më në fund, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë të arrestit me burg të ish-oficerit të SHIK-ut Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995.
Kolegjet e Bashkuara argumentojnë në një material prej 17 faqesh vendimin e marrë me 7 vota pro dhe 6 kundër. Në argumentet e tyre cilësohet se vendimi i dy gjykatave më të ulta për masën e arrestit me burg ndaj Kumbaros është një zbatim i drejtë i ligjit procedurial penal. Ilir Kumbaro akuzohet për vepra të rënda penale, si “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, si dhe “tortura me pasoja të rënda”.
Vendimi, vjen në një kohë kur u bë e qartë se Kumbaro është arratisur dhe nuk mund të ekstradohet më. Ky vendim i marrë kaq vonë do të thotë dy gjëra: ose Kumbaro ka qëlluar vërtet me këmishë, ose forca madhore mbi Tokë po përpiqen ta mbrojnë me të tëra mënyrat. Pyetja është deri kur?
Kumbaro vazhdon të jetë në kërkim nga policia angleze.
n.s.
Add new comment