Vazhdon Saga e të Mirit, të Shëmtuarit dhe të Keqit

Si në skenarët më të mirë western, dueli Lesi-Nano po mban në suspense publikun e gjerë. Kryetari i Partisë Lidhja Demokristiane Shqiptare, Nikollë Lesi, ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Fatos Nano të bërë paradite pas ngushëllimeve në ambasadën çeke. I cituar nga një media, Nano ka thënë se hera fundit që ka komunikuar me Nikollë Lesin ka qenë para 4 vjetësh duke lënë kështu të kuptohet se nuk i ka dërguar mesazhe atij muajt apo vitin e fundit.
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Nikollë Lesit. “Fatos Nano ka komunikuar me mua me SMS si vagabond. Por nga deklaratat që bën, duket që Fatos Nano ka probleme me kujtesën”, ka thënë Lesi, i cili para disa ditësh ka bërë padi në prokurori duke e akuzuar Nanon për kërcënime me jetë, për shkak të lobimit kundër kandidaturës së ish-kreut të PS-së për president të vendit; këtë radhë ai garantoi se “shpejt do të ketë ballafaqim final me Fatos Nanon”.
Në Tv? Apo tek fusha me bar përpara kalit të Skënderbeut? Të paktën, në këtë formën e dytë, situata qesharake do kish një dozë serioziteti.
A.K.
Comments
O nikoll lesi. Ti mund te
<p>O nikoll lesi.</p><p>Ti mund te jesh trim dhe me fis te madh. Po mos u merr me padrinon. Tosin nuk e preken me dure te fortet e berishes ne bruksel. Mban mend? Pasakl Milon e bene me gjak. Po tosin nuk e preku njeri. E di pse?</p><p>-Do t'ju zhduk me familje i tha Sali Lushes ne belgjike. Vete jeni ketu po familjet i keni ne shqiperi dhe do ju zhduk.</p><p>Na ato trimat...iken u morren me paskalin.</p>
Add new comment