Traktati i Durbanit, zhgënjyes për ambientalistët

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 07:10

Për herë të parë në Durban të Afrikës së Jugut, qeveritë e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim vendosën të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme për të detyruar veten që të pakësojnë deri në vitin 2020 emetimin e karbonit në natyrë. Traktati i mëparshëm i Kiotos, i cili detyronte pakësimin e hedhjes së karbonit në natyrë “skadon” vitin tjetër. Sidoqoftë ky traktat po zbatohej vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian, se vende si Kanada, Japoni dhe Rusia kishin dalë nga traktati. ShBA nuk kishin nënshkruar dhe qëndrimi i tyre kishte qenë shumë i qartë, në kundërshtim të këtij traktati.

Avantazhet e traktatit të Durban, krahasuar me atë të Kiotos, Kopenhagenit apo Kankunit është se Traktati i Durban është i detyrueshëm nga pikëpamja formale, kurse të tjerat janë të bazuara mbi vullnetin e qeverive nënshkruese. Deri në vitin 2015 shtetet pjesëmarrëse në konferencën e Durban-it kanë kohë negociimi, për të përcaktuar linjat kryesore të këtij traktati. Nga viti 2015, do të parashikohen 5 vjet të tjerë për ratifikimin ligjor të brendshëm të traktatit. Ndoshta ndikimi i presidentit Obama bëri që dhe ShBA të pranojë kushtin detyrues të këtoj traktati, por askush nuk ka garanci me një President Republikan në Shtëpinë e Bardhë.. Për shkencëtarët e fushës, deri 2020 kur fillojnë efektet e këtij Traktati temperatura e Tokës do të jetë 4 gradë më e lartë. Efektet në natyrë të ngrohjes globale në këtë masë do ishin të paparashikueshme. A.Kananaj

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.