Topi qorton TVSH-në; por s’ka vlerë; është vonë

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 09:30

Presidenti Topi ka mbajtur takimin e fundvitit me gazetarët. Është pak shpejt, në fakt; herë të tjera një takim i tillë është bërë 3-4 ditë para momentit të ndërrimit të viteve; ndoshta nuk ka dashur të krijojë përplasje me takime të ngjashme që do të bëjnë dinjitarët e tjerë të lartë, sidozot Berisha e Topalli, gjë që mund ta eklipsonte takimin e Presidentit në planin mediatik. Berisha e Topalli kanë një fuqi mediatike, që s’ka të krahasuar me atë Presidentit.

Dhe gjuha vete ku dhemb dhëmbi. Presidenti i kushtoi një vëmendje të veçantë në fjalën shumë të shkurtër me gazetarët pikërisht media-s e gazetarëve: “Mesazhi më i rëndësishëm që do të jepja sot është që media duhet të jetë vetvetja, duhet të ketë më shumë pavarësi, më shumë profesionalizëm. Ne për hir të elegancës së komunikimit, apo për hir të mesazheve diplomatike, shpeshherë nuk i themi gjërat, por publiku i thjeshtë i thotë, [sidomos] kur [sheh që] militantizmi i verbër i ngjitet politikës. Njerëzit sot kërkojnë një media të lirë, të pavarur – dhe në këtë pikë ai bën një qortim që duhet ta kish bërë me kohë, e duhet të kish këmbëngulur për t’i ndrequr gjërat –  duke filluar së pari nga institucioni që e ka detyrim kushtetues, Radio Televizioni Publik Shqiptar”.

Jeni vonë, shumë vonë, zoti President. “Delegatët ikën”. S’ka më vlerë tani.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.