TiA: Shqipëria për korrupsion në vendin e 95-të nga 183 shtete

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 07:34

Shqipëria renditet vendi i tetë ose i parafundit në rajon, duke lënë prapa vetëm shtetin më të ri të Kosovës. Klasifikimi bëhet me pikët nga 0 në 10. Dy të tretat e vendeve të përfshira në këtë analizë shënuan më pak se 5 pikë.

Pikët më të larta në CPI 2011 i ka marrë Zelanda e Re me 9.5 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Danimarka me 9.4; dhe Suedia me 9.3 pikë; duke reflektuar stabilitet politik dhe institucione publike funksionale. Ndërkohë në fund të klasifikimit vazhdojnë të mbeten qeveritë e paqëndrueshme dhe me konflikte të trashëguara, si Afganistani e Mianmar me 1.5 pikë, dhe Somalia e Korea e Veriut (e përfshirë për herë të parë në indeksin e CPI) në vendin e fundit me 1.0 pikë. Vendet e Eurozonës të goditura nga krizat e borxhit, pjesërisht për shkak të dështimit të autoriteteve publike në kapjen e rushfetit dhe evazionit fiskal si shkaqet kyçe të krizave të borxhit, u klasifikuan mes vendeve të BE-së me pikët më të ulëta.

Shqipëria shënon 3.1 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2011, nga 3.3 që ishte për vitin 2010, me tetë burime të dhënash me standardin e devijimit 0.18 (minimumi 2.3 dhe maksimumi 4). Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 95, krahasuar me vendin e 87 në vitin paraardhës, duke zbritur në klasifikim 8 vende më poshtë se në 2010.

Kombëtarja e futbollit duke zënë vendin e 74 në listimin e Uefa-s, është treguar më serioze se Kombëtarja e Korrupsionit në renditjen e vet.

A.K.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.