Thirrjet raciste pengojnë Gjyqin për ushtarakët racistë

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 08:34

Në Greqi filloi dhe u ndërpre pa rezultat gjyqi ndaj 39 pjesëtarëve të forcave speciale të Marinës Ushtarake të akuzuar për thirrjet raciste dhe antishqiptare një vit më parë gjatë ceremonisë së pavarësisë. Jashtë gjykatës së Pireut ku zhvillohej seanca ishin mbledhur ushtarë të forcave speciale, anëtarë të organizatës “Agimi i Artë” dhe organizatave të tjera nacionaliste, të cilët u solidarizuan duke hedhur parulla raciste.  

Gjithashtu brenda sallës së gjyqit pati vazhdimisht momente tensioni dhe seanca u ndërpre disa herë. Ndërprerja e parë ishte kur në seancë u shfaqën video nga parada e 25 marsit 2010.

Të pranishmit në sallë filluan të hedhin parulla të ngjashme me ato që hodhën gati 2 vjet më parë. Gjatë dëgjimit të dëshmitarit, avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës ta arrestojë atë për dëshmi të rreme.  

Pas një ndërprerje të re të seancës, gjyqi rifilloi por nuk zgjati shumë, pasi një person nga publiku jo vetëm kërcënoi verbalisht duke kërkuar largimin e dëshmitarit, por dhe tentoi ta sulmojë atë fizikisht. Në mes të kaosit të krijuar, gjykimi u ndërpre, për të rifilluar sërish të martën.

Seanca e parë e këtij gjyqi ishte në 20 shtator të këtij viti, por ende pa filluar mirë, u shty për në 16 dhjetor ku dhe pati fundin më të keq të mundshëm.

A.K.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.