Thaçi: LDK s’di të qeverisë, Vetvendosja anti-amerikane kurse AAK-ja humbëse

Kryeministri Thaçi duket se nuk i ka rezistuar dëshirës për të folur keq për kundërshtarët e tij. Pas një kohe të gjatë pa prononcime si kryetar partie, Z Thaçi u “shfry” për “Kohën Ditore” në Kosovë. Për LDK-në ai kërkoi që të vihej në provë me modelin e vet qeverisës në komunën e Prishtinës, administrimin e së cilës e konsideroi si të dështuar. Për njerëzit e “Vetëvendosjes” është ankuar. Ka thënë për ta të kenë çuar në Kuvend qasje dhe fjalor rrugaçërie e të dhunës, por edhe frymë antiamerikane e antievropiane. Më i përmbajtur është treguar në vlerësimet për AAK-në, kur edhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar projektet që sponsorizohen nga komunat e drejtuara prej këtij subjekti. Megjithëkëtë, është marrë me Ramush Haradinaj-n, të cilin e ka quajtur humbës në secilën garë zgjedhore me të.
Në këtë frymë Kryeministri Thaçi u vetë-propozua si kryetar i forcës së vetme që mund të qeveriste, por ka lënë të hapur derën për aleanca të mundshme dhe gjatë kësaj qeverisjeje.
A.K.
Add new comment