Shirak si Fatos Nano, futet në burg që ta ketë në CV?

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 09:44

Një gjykatë franceze ka vendosur të dënojë ish- presidentin e Francës, Zhak Shirak për devijim të fondeve publike dhe për abuzim me besimin publik. BBC-ja raporton se zoti Shirak, 79 vjeç, nuk ishte në gjykatë të dëgjonte vendimin për shkak se është i sëmurë.

Shirak ka qenë president nga viti 1995-2007, por ai doli në gjyq për akuza që datojnë në periudhën kur ai ishte kryebashkiak i Parisit. Ai është akuzuar se ka paguar anëtarët e partisë së tij për punë në bashki, të cilat nuk ekzistonin.

Zoti Shirak, kryebashkiak i Parisit nga vitin 1977 deri në vitin 1995, është i pari ish- president që dënohet që prej Marshallit Filip Pëte, lider i regjimit të Vishisë gjatë periudhës së luftës. Ai u gjet fajtor për bashkëpunim me nazistët. Prej kohësh, Shirak po kalonte ditë të mërzitshme pensioni. Mos vallë shembulli i Fatos Nanos e ka ndihmuar në strategjinë e re për t’ju kthyer me dinjitet jetës aktive; mundësisht pas burgut me një kërkesë për President konsensual të Francës?

A.K.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Mos e ekzagjeroni tani, Shiraku eshte 80 vjec, Nanua kur u fut ne burg ishte rreth 40 vjec!!!! &nbsp;Kjo lidhja me Nanon eshte pa vend!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kjo është evropa ku duam të vemi ai që shkelë ligjin i iqet lirija dhe sa për shëmbullin i pa goditur</p>

Submitted by artur (not verified) on

<p>&nbsp;Per boten perendimore ku sundon ligji dhe shteti ligjor, nuk ka ikona te paprekshme, as idhuj, as li-derra -&quot;pasuri kombetare&quot;, te pa ndeshkueshem, kur u faktohet korrupsioni, krimi apo veprimet antikushtetuese. Ketu &nbsp;pas cdo zullumi eshte gjetur formula e &quot; pajtimit kombetar&quot;, te inkriminuarve &nbsp;u &nbsp;eshte hedhur kamerdaria e amnistise, ndeshkimi ligjor eshte tretur neper procedura ligjore dhe mbi kufoma eshte hedhur nje mantel fjalesh. Sokrati ka marre fytyren e derrit dhe derri trishtohet si nje Sokrat i vuejtur.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.