SHBA-të me një ‘bail out’ për Europën?

U bënë mote tanimë që termi ‘bail out’, shumë familjar për botën e sipërmarrjes, përdoret dhe në marrëdhëniet mes shteteve. Cili është kuptimi? Mund të jetë shpjeguar shpesh këto kohë, por nuk është e tepërt të shpjegohet sërish: “kemi të bëjmë me ‘bail out’, kur një bankë, biznes, shtet, etj, nxjerr nga qesja e vet capital financiar, dhe ia jep një entiteti që është duke falimentuar, me synimin për ta nxjerrë nga kjo situatë këtë të fundit, ose për të krijuar kushtet për një falimentim të butë pa pasoja për të tjerët.”
Pse e përmendëm tani? Së pari sepse është gjithsesi kohë ‘bail out’-esh në Europë; dhe së dyti sepse në SHBA është duke u diskutuar mbi një ‘bail out’ kolosal për të gjithë Europën, ose ndoshta për shtete të veçantë të kontinentit të vjetër. Ben Bernanke, Shefi i sistemit qëndror të Bankave amerikane, që njihet me emrin Federal Reserve, ishte thirrur dje në Senat për këtë çështje; një numër senatorësh kanë qenë të shqetësuar nga ky ‘big news”, dhe kanë kërkuar sqarime. Presidenti i Fed-it i ka qetësuar: “Nuk kam as synimin, as autoritetin për ta bërë një gjë të tillë”, u tha Bernanke atyre. Por nuk u tha nëse i ka vajtur në mendje një skenar i tillë; në mos atij, atyre që kanë autoritetin për ta bërë. Në rast nevoje, kuptohet. Deri tani europianët nuk kanë dhënë shenja se janë dorëzuar.
M.N.
Add new comment