Serbi që organizonte trazirat, merrte rrogë nga shteti kosovar!

Një program investigativ serb nga B92 “Insajder” (Insider), i cili do të merret me çështje të Kosovës dhe që do të shfaqet për telespektatorët serbë vitin që vjen, ka zbuluar që të paktën një nga organizatorët e protestave të kohëve të fundit ka qenë i paguar nga PTK – Postë Telekomunakacioni i Kosovës, si teknik. Zvonko Veselinović deri para disa muajsh merrte rrogë bashkë me të shoqen e të birin, sipas një zëdhënësi të PTK-së, ku aksioneri më i madh është shteti kosovar.
Veselinović ishte punësuar për të ngritur e ruajtur antenat në Mitrovicën e Veriut dhe paguhej 350 Euro në muaj, ndërkohë që antenat e rivalit të PTK-së, IPKO, në të njëjtën kohë u hodhën në erë dhe akoma nuk dihet nga kush e pse.
EULEX-i po e heton Veselinović si të dyshuar për trazirat në Jarinjë dhe Jagnjenicë. NATO ka siguruar xhirime që tregojnë Veselinović duke organizuar protestat dhe barrikadat.
I tërë investigimi i programit Insajder tregon që PTK-ja “ka mbajtur gjarprin në gji për shumë kohë, dhe madje edhe me rrogë të majme”.
K.C.
Comments
Pskena punuar me mend kete
Pskena punuar me mend kete here. Trazirat ishin nje nga shkaqet pse Serbia nuk ja doli mbane me BE-ne
Add new comment