Serbët: ndaloni integrimin në BE

Opozita e Serbisë ka organizuar protesta nën moton: "Serbia nuk do të integrohet në Bashkimin Europian". Ata, sipas radios B92, u shprehën për braktisje të menjëhershme të procesit të integrimit.
Sipas tyre, kushtet e vëna BE-së, që për paradoks nga ato të vëna Shqipërisë, janë.... vetëm NJË, janë të papranueshme. 3 muajt e afatit lënë Serbisë, për të ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, sipas partive të opozitës janë “një agoni që do të vazhdojë 3 muaj, ndërsa ata do të bëjnë gjithçka për të shqyer Serbinë copash”. Opozita beson se Tadiç, sado marrëveshje që të nënshkruajë, nuk përfaqëson serbët, dhe se integrimi në BE është kufizuar me kushtin që të legjitimohet si shtetar Hashim Thaçi, lideri i shqiptarëve të Kosovës.
Opozita, po i fryn frikës se pas Kosovës, do të kërkohet më pas shkëputja e Vojvodinës e Sanxhakut. Vojislav Šešelj, lideri i opozitës është një nacionalist i thekur dhe i dyshuar për krime lufte në Hagë. Në fund të protestës dogjën flamurin e BE, dhe i lanë presidentit serb Tadiç një kushtetutë serbe e një hartë të Serbisë së madhe te dera e zyrës.
Re.Pu.
Add new comment