Sa do doja një President që të mbante radhën (si Napolitano)

Presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka marrë lëvdata nga të gjithë anët për mënyrën se si i ujdisi gjërat gjatë krizës e se si bëri dalje Berlusconi-n problematik që kish një mandat popullor për të qeverisur vendin. Por ai vlerësohet në Itali dhe për manierat e përkora dhe për skrupujt presidencialë. Ja, mbrëmë në Napoli ka shkuar në një kinema për të ndjekur filmin The Ides of March, ku Giorge Clooney luan rolin e një kandidati demokrat për postin e Presidentit të SHBA-ve. Nuk është se është ky fakt që të bën përshtypje. Është një tjetër. Ai dhe zonja e tij, Clio, janë vënë në radhë tok me njerëzit e zakonshëm për të prerë biletë jashtë kinemasë Filangieri, në qendër të Napolit. Mund të duket e pabesuehsme, por është tamam kështu. Është vënë në radhë pra, ka mbërritur deri tek sporteli, ka nxjerrë paratë nga xhepi i vet, ka paguar, ka marrë biletat, dhe ka bërë drejt hyrjes së kinemasë.
Mund të duket si një shkujdesje e panevojshme nga ana e një presidenti, por nuk është hera e parë që befason me të tilla gjeste. Para ca kohësh, teksa mbeti në trafik (po në Napoli), doli nga makina dhe filloi të ecë në këmbë, duke kapur në befasi dhe rojet e sigurisë. Kur lexon lajme të tilla të vinë në mendje udhëheqësit tanë që mbajnë veshur këmisha antiplumb, e që i bjenë shkurt për në punë duke dhunuar rregullat e trafikut e të shoqëruar nga një eskortë e madhe. Dhe …
M.N.
Comments
E po Napolitano nuk ka vrare

E po Napolitano nuk ka vrare njeri nga dritarja e institucionit te tij o Mustafa ........

nuk ka marre levdata nga tere

nuk ka marre levdata nga tere anet. se na pelqen fakti qe hoqem qafe berluscen, s'do te thote se ai veproi ligjerisht. Edhe qeveria qe ai krijoje varet plotesisht nga votat e partise se berlusconit. Mos harrojem se edhe menyrat e jashteligjshme te hitlerit u pelqyen ne fillim. eshte e njejta gje qe i kerkojme bamirit te beje sot, dmth te ndrhyje ne cdo menyre kundra Sales, sepse Edi s'e ben dot. Edhe Napolitano nderhori pa ligj kundra Berlusces sepse e majta italiane eshte e pavlere ashtu sic qendron sot. Sa per te saktesuar per lexuesit, ligji elektoral italian kerkonte zgjedhje te reja ne rast se nderrohej qeveria. Edhe roli i kryeministrit duhet te vinte nga personat e indikuar si kryetare aleancash ne zgjedhjet e 2008.

Ne e dime qe Saliu ben gjeste prej te marri dhe prej diktatori. Per te kundershtuar kete ekziston opozita. Nqs. opozita nuk ben cfare duhet te beje, atehere ftoni per nje te re. Ndoshta ka njerez qe edhe e krijojne. Por mos kerkoni Bamirit te beje "the dirty work" qe duhet te beje Edi. Sa per memorie asnje s'ia ka kerkuar Moisiut apo Mejdanit me perpara.

nje shtese te vogel, solla

nje shtese te vogel, solla nje shok per te me mbeshtetur :)

The time to guard against corruption
and tyranny is before they shall have
gotten hold of us. It is better to keep
the wolf out of the fold than to trust to
drawing his teeth and talons after he
shall have entered.
—THOMAS JEFFERSON (1743–1826)
Notes on Virginia
1782

ndonjeri t'ia perkthej Edit.

do e bente te njejten gje

do e bente te njejten gje fatos nano?

s'ka shans. Por jo vetem qe

s'ka shans. Por jo vetem qe s'do bente kete. Por do te bente cdo gje te mbrapshte thjesht per te treguar qe mundet. Ashtu si plot te rinj ne Tirane, qe Nanon dhe Berishen kane si model.

Ne jemi nje shoqerie qe na

Ne jemi nje shoqerie qe na mungon shembulli i se mires dhe jemi mundur e bere zap nga e keqja!? Jo vetem qe nuk kemi shembuj dhe heronj te se mires, po i jemi pershtatur e nenshtruar strukturave mafioze te politikes, dhe tani kemi dhe herojte dhe shembujt e keqinj qe na frymezojne ne jeten tone. Ne jemi nje shoqeri e programuar per te deshtuar. Eshte fataliste; po kjo eshte e vertete, qe, hobi i shoqerise sone eshte korrupsioni. Dhe heronjte tane jane jane pjella te percunduara dhe te deformuara, amorale ne ze e ne figur. Jemi kaq te korruptuar sa qe nuk duam dhe lejojme te na e prishe njeri konformizmin, as me kritika e jo me me gjygje e penalitete te tjera. Nuk eshte puna se kemi te bejme me nje rast apo disa raste, po kemi te bejme me nje kolazh te te gjithe shoqerise se inkriminuar ne korrupsion. Me nje kolazh qe e ka kompozuar politika.

Presidenti Napoletano asht

Presidenti Napoletano asht nji zotni i lindun. Ate e respektojne shume personalitetet e hueja. Nji persident i tille e nderon Italine ne arenen nderkombetare.

Konstatimi i z.Mustrafa Nanos asht i goditun dhe jep sinjalin se si duhet te jene drejtuesit shqiptar te shtetit.

Add new comment