Robert Reich: H. Clinton zv.presidente më 2012, dhe Presidente më 2016.

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 05:57

Sipas Gallup-it, ‘Obama-Clinton’ është çifti më i admiruar në Amerikë, por nuk është vetëm ky fakt që e bën Robert Reich-in, që shkruan për huffpost-in, të besojë se ‘the ticket’ i demokratëve për zgjedhjet e vitit tjetër do të jetë pikërisht ky, dmth Obama-Clinton, dmth akoma Obama si kandidat për President dhe Clinton si kandidate për zv.Presidente. Kjo dyshe i duket autorit fituese, gjë që vetvetiu do të përgatisë dhe kandidimin presidencial të Clinton-it në vitin 2016.

Sipas Reich-it, Clinton do të bëjë që zgjedhësve t’u largohet vëmendja nga problemet ekonomike, të cilat do të vijojnë të jenë të vështira në muajt para zgjedhjeve (sidomos, nëse rritja në Europë e në Kinë ngadalësohet më tej), dhe të fokusohen tek problemet ndërkombëtare, ku kjo dyshe ka qenë shumë e sukseshme.

Parashikimi i Reich-it thotë se zv.presidenti i sotëm, Joe Biden, do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit, alias ministër i jashtëm.

Do të ndodhë vërtet kështu? Reich-i thotë se këtë parashikim e ka ngritur jo mbi informacione të dorës së parë (të cilat s’i ka), por mbi logjikën e gjërave. Ndryshe, demokratët rrezikojnë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by adriatik (not verified) on

<p>Demokratet nuk rrezikojne.</p><p>Obama e mposht Romnein. Gara ketu eshte gjithmone dinamike dhe asnjehere nuk i dihet. Po eshte e qarte qe republikanet nuk kane asnje, asnje, asnje alternative per kete vend. Dhe Obama fiton &quot;by default&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.