Rezultatet e Censusit, si exit poll-et e Gani Bobit

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 07:16

Rezultatet e prodhuara nga procesi i regjistrimit të popullsisë janë aq serioze dhe të besueshme sa edhe rezultatet e sondazheve në fushata zgjedhore, ku kompanitë paguhen nga njëra parti për të shpallur veten fituese. Këtë deklaratë e bëjnë politikanë dhe juristë të ndryshëm, ndërsa komentojnë rezultatet paraprake të censusit, ku numri i shqiptarëve është zvogëluar me 1.5 milionë. Në një reagim për gazetën “Sot”, ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi ka deklaruar se:

“Habitem sesi dalin 2.8 milionë shqiptarë, kur vetëm në emigrim janë më shumë se kaq. Kjo që po i bëhet popullit tonë nga ana e politikës është shumë e rëndë, është një turp kombëtar, pasi në mbarë botën del që numri i popullsisë është rritur, ndërsa në vendin tonë ky numër qenka ulur..... Ajo që mendoj se duhet të ishte bërë në tërësinë e këtij procesi të regjistrimit të popullsisë, është se duhet të ishte bërë dhe një regjistrim paraprak i emigrantëve. Ky duket qartë se është një proces i realizuar pa organizimin e duhur dhe që i shërben vetëm politikave të caktuara. Ky regjistrim është i organizuar sipas interesave të caktuara”, ka pohuar Klosi.

Rezultati i Censusit në rastin më të mirë ka treguar se nuk ishte profesional, e në rastin më të keq shifrat janë ulur me qëllimin që të krijoheshin perceptime të tjera nga ato realet. Sikur vetëm fakti se me një popullsi më të vogël, të ardhurat për frymë rriten artificialisht, do të linte hapësirë për dyshim të arsyeshëm mbi procesin.

A.K.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.