Putin pushon Surkovin, eminencën e vet gri

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 06:06

Në një përpjekje për të qetësuar masat e acaruara të popullit, Putin ka vendosur të bëjë një lëvizje strategjike, ka pushuar nga puna ideologun e vet, njeriun i cili ka shpikur ‘putinizmin’.

Vladislav Surkov, zëvendësshefi i administratës presidenciale, njeriu që – siç thuhet –  ka shpikur partinë e Putinit, Rusia e Bashkuar, ka teorizuar konceptet e themeleve të sistemit të njohur si “pushtet vertikal”, ka mbajtur nën kontroll telekomandën e TV-ve kombëtare dhe ka qenë mjeshtri që tërhiqte fijet e komploteve politike të Kremlinit, është pushuar pas 12 vitesh që mbante me krenari titullin e eminencës gri të Putinit.

Çuditërisht, pjesa më e madhe e opozitës duket se po e qan ikjen e këtij personazhi bizarr e misterioz, me prejardhje çeçene e me tendencat e sjelljes si një poet rebel. I apasionuar pas Bodlerit e Ginsbergut, ai i fliste me ‘ti’ elitës ruse, kishte shkruar tekste këngësh për një grup roku gotik, autor i një romani të shkruar bukur, Vladislav Surkov, do të zëvendësohet nga burokrati Vyaceslav Volodin.

Duke pasur parasysh se Putin vazhdon të refuzojë dialogun me protestuesit që i quan “intelektualët urbanë të pakënaqur” (tjetër frazë e shpikur nga Surkov), që sipas tij “nuk kanë as program, as një mënyrë për të arritur objektivat e as një lider që të mund të bëjë diçka konkrete”, krijohet ndjesia se pushimi nga puna i eminencës diabolike gri, duket një shenjë alarmi më shumë sesa paqtimi.

K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.