Popullsia dhe votat rurale: Ku fle lepuri?

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 16:20

Sipas Censusit të fundit, në zonat rurale të Shqipërisë banojnë 1.3 milionë vetë. Bazuar në raportet e INSTAT-it, 35% e popullsisë rurale është nën moshën 18 vjeç. Pra, nën moshën që ka të drejtë të votojë. Thënë ndryshe, në 8 maj të këtij viti, numri i personave me të drejtë votimi në zonat rurale, sipas INSTAT-it, ka qënë rreth 850 mijë. Ndërkohë, sipas KQZ-së, në zonat rurale kanë votuar gjithsej rreth 857 mijë vetë. Pra, i bie që të kenë marrë pjesë në votim 100% e votuesve ruralë, si dhe të kenë ardhur edhe 7 mijë të tjerë nga emigracioni (duhen të paktën 140 autobuzë për të transportuar 7 mijë vetë)!!!

Ose INSTAT-i na gënjen, ose KQZ-ja - të dyja këto institucione nuk mund të jenë të sakta njëkohësisht...

E.Zaloshnja 

Comments

Submitted by Luka,(jo sipas ... (not verified) on

<p>Po ti ç&#39;fare halli ke o Shoku Zaloshnja,se na çmende me keto shifra.Edhe Kaç Islami si specialist i fushes,nuk i ben dot keto llogari dhe analiza.Megjithate mbaje vedin.Fotoja qenka shume origjinale,dhe profesionale.</p>

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Ose kane votuar familjarisht edhe per ata qe jane ne emigracion dhe ja ku u shtuan dhe 7 mije veta.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.