Policia kërkon kompetenca, prokuroria i tregon kushtetutën

Ca ditë më parë ministri Bujar Nishani u shpreh se “policia duhet të ketë më shumë akses për të hetuar”. Nuk u mor vesh motivimi i kësaj deklarate, dhe nuk u përmendën nga ai ngjarje kriminale konkrete, të cilat do ishin ndriçuar me ndihmën e një policíe më aktive, por ai kërkoi pikë për pikë “kompetenca më të mëdha në procesin hetimor”. Nuk u mor vesh gjithashtu se ç’dmth kjo kërkesë në rrethanat që ka përcaktime të qarta kushtetuese e ligjore lidhur me këtë punë.
Dhe pikërisht këtë gjë i ka kujtuar kryeprokurorja Rama (ndonëse do ish mirë që të reagonte më shpejt ndaj ‘provokimeve’ të tilla nga ana e pushtetit): “Kjo lidhet me funksionet kushtetuese të Prokurorisë së përgjithshme; përveç kësaj, policia ka tagrin e kompetencat për të bërë hetime në rastet që ajo referon; dhe më në fund, më 2008, unë dhe zoti Nishani kemi specifikuar në detaje të gjitha funksionet e policisë së shtetit që lidhen me hetimin”.
Është radha e Nishanit të sqarojë se çfarë donte të thosh konkretisht me kërkesën e vet publike. Apo e pati një batutë, dhe aq?
Re.Pu.
Comments
PO te kishte pak kompetenca
<p>PO te kishte pak kompetenca hetimi Prokuroria, Meta nuk do te kishte dale ne Gjyq, e as Basha, hetimet per 21 Janarin nuk do kishin nisur fare, Gerdeci do ishte mbytur ne pluhur, pra do te ishte nje lehtesim i madhe per pushtetaret tane se nuk do kishin harxhuar gjith ato shuma te madhe parash dhe postesh per Gjyqtaret dhe kalamajte e tyre!!!!</p>
Add new comment