Pesë saktësime lidhur me Kërshëndellat

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 10:45

E përditshmja amerikane the Washington Post ka veçuar pesë keqkuptime, apo legjenda (myths), lidhur me Kërshëndellat. Së pari, besohet gabimisht se dita e Kërshëndellave është më e rëndësishmja në kalenarin kristian. S’është kështu. Pashkët, dmth dita që kristianët besojnë se Krishti u ringjall, kanë një domethënie më të madhe fetare se sa data 25 dhjetor. Pashkët janë para së gjithash premtimi për përjetësi për të gjithë ata që besojnë te Krishti. Mesazhi i Pashkëve është i thjeshtë: secili mund lindë, por jo të gjithë mund të ringjallen pas vdekjes.

Së dyti, besohet se ka një konsensus biblik lidhur me historinë e lindjes së Krishtit. Por nuk është kështu. Në dy nga ungjijtë nuk flitet mbi këtë ngjarje. Në ungjillin sipas Markut, më i moçmi prej ungjijve (u krijua vetëm 30 vjet pas kryqëzimit të Krishtit), nuk ka një fjalë të vetme mbi këtë moment. Edhe ungjilli sipas Gjonit nuk flet për lindjen e Krishtit. Në ungjillin sipas Mateut, thuhet se Maria e Zefi jetonin në Betlehem, prej nga ikën fillimisht në Egjypt, e pastaj në Nazareth. Ndërsa në ungjillin sipas Lukës thuhet se Maria e Zefi jetonin fillimisht në Nazareth, pastaj shkuan në Betlehem, ku lindi Krishti, e pastaj u kthyen sërish në Nazareth.

Së treti, besohet se Krishti ishte djalë i vetëm, rrjedhimisht që Maria mbeti virgjëreshë deri në fund të jetës (këtë të fundit, protestantët nuk e besojnë). Mirëpo ka ndonjë pasazh ungjillor, ku flitet për vëllezërit e motrat e Krishtit. Në një moment të ungjillit sipas Lukës, dikush i thotë Krishtit, se “nëna,tok me vëllezërit, janë jashtë e duan të të shohin”. Ndërsa në ungjillin sipas Markut, tregohet se si në një moment banorët e Nazarethit reagojnë me fjalët: “Nuk është ky djali i zdrukthtarit? Nuk është ky vëllai i Jakut, Zefit, Simonit e Judës?” Deri dhe shën Pali e quan Jakun “vëllai i Lordit”. Por të krishterët i mbahen idesë se me termin “vëllezër” nënkuptohen kushërinjtë e miqtë e ngushtë të Jezusit.

Së katërti, është thënë se shekullarizimi (dhuratat që jepen, psonisja që bëhet, komercializimi i Santa Claus-it, apo babagjyshit në versionin shqiptar, pema e Krishtlindjeve, spektaklet lidhur me këtë datë, etj) i Kërshëndellave është një gjë që ka ndodhur kohët e fundit, por nuk është këhstu. Fjala vjen, dhuratat me rastin e Krishtlindjeve janë një gëj që janë praktikuar dhe në mesjetë.

Së pesti, besohet se mesha e mesnatës mbahet në mesnatë. Kjo nuk ndodh në çdo rast, dhe motivet janë komerciale apo praktike. Duke qenë se kishat mbushen dingas në këtë ditë, është parë më e udhës që të mbahet ca orë më parë. Por kjo ndodh në SHBA, e në ndonjë vend tjetër. Në Shqipëri mesha e mesnatës mbahet në mesnatë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

Keto saktesime jane vetem per kristianet katolike dhe jo  ortodoks...

Submitted by Aulin (not verified) on

Krishtlindja perkon me Solsticin. Solstici ishte nje feste e rendesishme romake. Ngritja e diellit qe perkon me zgjatjen e dites dhe tkurrjen e nates. Qe misheron vazhdimesine, perjetohej dhe perjetohet akoma si nje dhurate. Ndersa festa e Pashkes misheron ringjalljen dhe prandaj eshte me e rendesishme si term teologjik por qe festohej me vezen qe eshte simbol i ringjalljes.

Me kete rast gezuar Krishtlindjen dhe  Vitin Ri 2012 te gjithe stafit dhe lexuesve te Respublika.

Submitted by frenky (not verified) on

desha te sqaroj se pashket nuk kane lidhje fare me ringjalljen e Krishtit. ka qene rastesi qe krishti eshte kryqezuar (apo ringjallur, se nuk po me kujtohet sakte tani) diten e pashkeve , pashket nuk kane lidhje me kryqezimin apo ringjalljen e krishtit. Pashka eshte feste qe festohej qe para lindjes se krishtit, dhe fillesen si feste e ka me mbushjen e nje viti te plote nga dita e largimit te izraelitve nga Egjipti nen udheheqjen e Moisiut.

Submitted by Anonim (not verified) on

te krishteret orthodhokse  Ringjalljen e zotit e quajne pashke e madhe dhe Krishtlindjen pashke e vogel si dy festat me kulmore te kalendarit. Pashka qe festonin cifutet nuk festohet. Gezuar Krishtlindjen. Gezuar vitin e ri.

Submitted by frenky (not verified) on

une prap ngulmoj qe pashka ska lidhje me ringjalljen e jezusit, nese lexohet Eksodi i madh ne bibel ateher del qarte dhe festa e pashkes. me vone ndoshta eshte modifikuar  kjo puna e misherimit te jezusit me festen e pashkeve , ndoshta per shkak te koicidences qe krishti u ringjall ditet qe festohej pashka. gurvenatori romak Pilati e kishte si tradite qe per festen e pashkeve ti falte lirine nje keqberesi dhe keshtu veproi dhe ditet e pashkeve kur nxori Barbaren kriminelin dhe Jezusin , populli dihet cilin zgjodhi ti falej liria. pashket nuk nisen te festoheshin diten qe jezusi u ringjall por shume kohe me pare , une nuk di te them nese pashket ndahen ne cifute apo jo cifute dhe nese festohen akoma pashket cifute, por di te them qe krishterimi i ka rrenjet e veta nga hinduizmi cifut dhe nga kabalaja qe eshte akoma me e vjeter, dhe te mos harrojme qe krishti ishte cifut, keshtu qe ska shume ndryshime

per mendimin tim Krishti nuk hodhi bazat e nje feje te re, por kerkoi te modifikoje fene cifute, hinduizmin, kjo nuk u pranua dhe per kete u kryqezua

Submitted by e (not verified) on

1.  Festa kryesore - varet nga e sheh, per ortodokset Pashka ka qene gjithmone festa me e madhe. 2. Ne ungjillin e Mateut nuk thuhet se jane nga Betlehemi, por se (Jezusi) lindi ne Betlehem. Pra familja ishte nga Nazareti dhe kishin shkuar ne qytetin e te pareve per regjistrimin qe behej nga Cezar Augusti. Jezusin gjithmone e kane thirur "nazarenasi". Ne fillim te ungjillit te Gjonit thuhet "Fjala u be mish" pra Perendia u misherua ndersa Marku nuk fillon me femijerine e Jezusit por me fillimin e sherbeses se tij 30 vjecare. Pra autoret nuk do benin fotokopje te njeri - tjetrit dhe ne pershtatje me audiencen kane shkruar ungjijte (ku nuk na del ndonje mosperputhje me lindjen, por disa kane shkruar me detaje per lindjen dhe te tjeret jo). 3. Ky eshte nje debat me protestanteve dhe katolikve (dhe ortodoksve) te paret besojne se ka patur vellezer e motra te tjeret jo. Por kjo nuk ka ndonje rendesi te madhe, pasi edhe nese ka patur (sipas meje po) ata kane qene njerez te thjeshte. 4. Nuk mund te krahasohet (hiper)materializmi i mesjetes me ate te diteve te sotme. Tani eshte kthyer ne nje nivel te tille sa festa ka humbur aspektin fetar dhe eshte kthyer ne nje biznes dhuratash, qe s'mund ta themi per mesjeten. 5. Disa kisha e kremtojne Krishtlindjen ne mesnate disa te nesermen (nuk ka ndonje problem te jashtezakonshem).

Dhe se fundmi i fejuari i Maries ishte Jozefit dhe jo sic eshte shkruar Zefi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.