Papa u flet atyre që nuk e dëgjojnë dot

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 12:20

Në fjalën e përvitshme në ditën e Krishtlindjes, Papa ka folur e është lutur për dramat më të mëdha të njerëzimit. Ai ka kërkuar fundin e gjakderdhjes në Siri, paqtim në Irak e Afganistan, mëshirë për viktimat e përmbytjeve në Tajlandë. Papa e ka mbyllur fjalën e tij duke folur për komercializimin e festës. Ai u ka kërkuar besimtarëve të mos bien pre e luksit të panevojshëm, por të shohin përtej sipërfaqësores, për të gjetur kuptimin e vërtetë të saj.

Gjasat që fjalët e Papës të arrijnë në veshin e atyre që e kanë kthyer Krishtlindjen në ekspozim luksi, sensualiteti, pijeje e harbimi në klabe e pabe janë të pakta. Ata janë akoma në gjumë nga pija e natës së festës.

N.S.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.