Optimizmi i kryeministrit çudit komentatorët politikë

Berisha e mbylli vitin ashtu si pritej e si është në stilin e tij, dmth me deklarata hiperbolike të llojit “jemi më mirë se disa vende të Europës, ky ka qenë viti më i mirë për shqiptarët, etj, etj”. Ka reaguar menjëherë opozita, por edhe do opinionistë. Afrim Krasniqi bën vëzhgimin, sipas të cilit Merkel, Cameron, Obama, etj, flasin për vështirësi, ndërsa kryeministri ynë flet për arritje historike. Në një kohë që, thotë Krasniqi, “këtë vit u penalizuam me refuzimin e ftesës për në BE, fjala investim u zëvendësua nga fjala kursim, ndodhën 22 atentate publike ndaj biznesmenëve e gjyqtarëve, janë grabitur në nëntë raste bankat, e së fundmi dhe një makinë e ministrit, u shënua viktima e 13 në minierën varr të Bulqizës, asnjë zyrtar nuk përfundoi në pranga [megjithë korrupsionin e denoncuar nga të gjithë]”, etj, etj.
Një vëzhgim të tillë e bën dhe Henry Çili, i cili e quan diskursin e kryeministrit ‘të papërshtatshëm’, pasi gjendja e sotme “është më e pakta problematike ose me probleme në përparim, ekononomia është në vështirësi e këtë askush nuk e vë më në dyshim”, etj. Është shkrimi i dytë radhazi i Çilit, që ka formën e një kritike në adresë të kryeministrit. Kanë qenë kritika soft, por kanë qenë kritika.
Re.Pu.
Comments
Une CUDITEM ngaqe
<p>Une CUDITEM ngaqe komentatoret politike CUDITEN AKOMA ... NGA PERCARTJET E BERISHES !!!</p>
Ky kriminel duhet denuar sa
<p>Ky kriminel duhet denuar sa me pare per krimet e vrasje:t ekononine nuk ka nevoje t'a komentojme mjafton te shohim qe ky vend nuk prodhon asnje gozhte e asnje gje prej gjeje, e mbajne gjalle akoma ato pak gjera te ndertuara ne kohen e komunizmit, eshte i vetmi vend ne Europe pa hekurudha e pa rruge...po une doja te komentoja foton qe shoqeron shkrimin; pas shpines se kriminelit shoh flamurin e Europes (Bashkimit Europian), une me aq sa di; Shqiperia nuk eshte antare e Bashkimit Europian e as ka per t'u bere derisa krimineli qe flet kodra pas bregut te jete ne skenen politike, prandaj them qe gafave penale te ketij krimineli mos i shtoni dhe gafa te tjera duje vene flamuj qe nuk na takojne...Ai flamur ndotet aty pas krimineli e vrasesit sali berisha, ai flamur perfaqeson njerez te lire e te ndershem qe nuk dine te genjejne, ai flamur nuk meriton te poshtrohet nga nje kriminel qe nuk ka asnje gje te perbashket me lideret Europiane.</p><p> </p>
Add new comment