Një vajzë e re greke: E urrej vendin tim

«Përgjegjësia për këtë situatë është kolektive. Kemi të gjithë faj; kemi faj ne që kemi pranuar si pa të keq korrupsionin si të vetmen mënyrë për të gjetur një vend pune, ne që kemi mbyllur sytë përballë evazionitt të vazhdueshëm, ne që e kemi shfrytëzuar këtë rend gjërash, edhe pse e kishim të qartë se ishte ky rend gjërash që po na çonte në greminë”.
Kjo që flet quhet Vanessa. Është 26 vjeç. Është greke. Në sytë e saj ka vetëm trishtim. Don të ikë nga vendi i saj, ta lërë Greqinë, e të mos kthehet më. “E urrej këtë vend; e urrej për çfarë na ka bërë të gjithëve, dhe për faktin që na vrau shpresën për të nesërmen.”
Dhe në fund tregon një anektodë, një ngjarje që i ka ndodhur në Bruksel, ku bënte një kurs specializimi. “Një shok klase, një djalë nga Holanda, sapo e mori vesh kush isha, m’u drejtua me fjalët: Je greke? Ti duhet t’na falenderosh neve. Po jetoni me paratë tona. Vetëm prej nesh jeni ende në Euro”.
“Sa keq mbeta”, thotë ajo për gazetën Il Corriere della Sera. Është vështirë të jesh grek në këto kohë.
Re.Pu.
Comments
Si lum ne që e

Si lum ne që e kemi me qejf të madh Shqipërinë dhe jemi të lumtur për sukseset tona sidomos

ato ekonomike dhe që është keq Greqia.

Ne nuk hikim që këndej se presim radhën për tu ba ministër, deputet, doganier, koncesioner

e të tjera profesione si këto që ju lejohet të pasurohen. Inshallah nuk kthejnë mendje shqiptarët

e ti futen punës, e të bajnë shtet ligjor para se të na vij radha neve për tu ba milioner.

Mos digjoni atë budallaqen greke Vanesën, që thotë se fajin e kemi të gjithë ne, e kanë të tjerët.

Shumë shumë mund tia lejmë Salës, Tosit, Edit e ndonji tjetri e ju ban libër Blendi si ai per Enverin.

Add new comment