Ngjarje 'e rëndë' në parlamentin holandez

Kush tha që në Hollandë nk ndodh asgjë dhe jeta politike shkon vaj? Ministrja e Shëndetësisë, Edith Schippers, ka rrezikuar kokën gjatë një debati parlamentar mbi reformat e shëndetit. Ndërsa po fliste për problemet e të sëmurëve kronikë dhe personave me aftësi të kufizuar, abazhuri i madh dekorativ është shkëputur nga tavani dhe ka rënë pikërisht mbi tavolinën e saj.
Debati u ndërpre menjëherë, por rifilloi pas pak kohe, sa u pastrua salla dhe Schippers mori veten nga gjendja e shokut.
Zëdhënësi i parlamentit holandez, Jos Jochemsen, ka shpjeguar se nuk është bërë e qartë se pse abazhuri ka rënë. Siç ndodh rëndom në demokraci ‘budallaqe’ si kjo e Hollandës, dikush mund të japë llogari apo dhe të dorëhiqet për neglizhencë të masave të sigurisë.
N.S.
Add new comment