Ndahet nga jeta Vaclev Havel

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 12:28

Sot u nda nga jeta Vaclav Havel, dramaturgu, disidenti, e Presidenti i Republikës çeke (pas përmbysjes së regjimit komunist, që ai vetë e quante Absurdistan). Ai është pa frikë një nga europianët më të mëdhenj në këtë kapërcyell shekujsh, s’ka gjë se në vendin e tij e vlerësojnë më pak se sa jashtë.Ka shumë mënyra për t’i bërë homazh, por ne po sjellim do thënie të tij:

-Një akt i pastër moral, edhe pse mund të mos gjejë jehonë e impakt të atypëratyshëm, do të marrë se s’bën një ditë prej ditësh, ndoshta në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, një simbolikë e domethënie të caktuar politike.

-Shpresa nuk ka të bëjë me bindjen se diçka do të ecë mirë e bukur, por me sigurinë se kjo diçka ka kuptim, s’ka gjë se mund të mos ecë mirë e bukur.

-Unë jam banor i një bote, në të cilën fjalët janë të afta të trondisin një strukturë të tërë shtetërore e në të cilën fjalët mund të qëllojnë të jenë më të fuqishme se sa dhjetë divizione ushtarake.

-Ndonjëherë mendoj që vetvrasja është një gardian i trishtuar i kuptimit të jetës sonë.

-Sa më fort e më thellë ta përjetojmë një gjendje të mungesës së kuptimit të gjithçkaje, me fjalë të tjera një gjendje të absuditetit, aq më me këmbëngulje do të vihemi në kërkim të këtij kuptimi.

-Cilido që e merr veten shumë seriozisht rrezikon të duket shumë qesharak; ndërsa për dikë tjetër që tallet vazhdimisht me veten, ky rrezik nuk ekziston.

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.