Ndahet nga jeta Kiro Gligorov, Presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur

Postuar në 03 Janar, 2012 02:51

Ka ndërruar jetë Kiro Gligorov, presidenti i parë maqedonas i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ai u zgjodh president në janar të vitit 1991, në kohën kur vendi ishte ende republikë jugosllave dhe shërbeu më pas dy mandate. Ishte Gligorov që udhëhoqi qytetarët e tij drejt referendumit, në të cilin ata votuan për pavarësi. Falë tij, Maqedonia ishte republika e vetme që u shkëput nga Jugosllavia pa luftë.
Ai e konsideronte Ish-Jugosllavinë si një federate ku një popull përpiqej të dominonte të tjerët.

Si dëshmitar i rënies së ish Jugosllavisë, dhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha marrëveshjet e asaj kohe, Gligorov ndër të tjera pat thënë për Radion Evropa e Lirë:
Neve na qe mohuar e drejta kombëtare, sikur edhe shqiptarëve që i quanin ‘shiptari’, ata kanë qenë në të njëjtin pozicion si ne. Kroatët gjithnjë janë ndjerë keq në atë shtet se nuk kanë të drejta të barabarta si serbët. Bosnja kishte traumat e saj se si t’i qetësonte kontradiktat e brendshme, edhe pse ajo deri në fund është angazhuar për të gjetur ndonjë modus për ruajtjen e Jugosllavisë, sepse ajo e kishte më të vështirë që të përcaktohej në raport me Kroacinë apo Serbinë.
Në 1995 Gligorov u pat lënduar rëndë nga një shpërthim bombe në veturë.
Kiro Gligorov, ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, dhe liderët e ballkanit e të botës i kanë dërguar tashmë ngushëllime familjes e shtetit maqedon, ndër ta edhe kryeministrat Berisha e Thaçi.

n.s.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.