Në Europë e duan projektin e BE-së, por s’është më pasioni i qëmotshëm

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 03:07

Timothy Garton Ash (një nga zërat më autoritarë në lëmin e mendimit kritik e analitik në Europën e sotme), ka dhënë një intervistë për Spiegel International, në të cilën ngecjes dhe ngathtësimit të projektit ‘të moçëm’ europian i bën një shpjegim që ka lidhje me deficitin emotiv të poltikanëve të sotëm. Sipas tij, Europa e Bashkuar lindi si ide pas luftës II e për shkak të luftës II, e përsa kohë politikanët kishin një memorie të tyren personale të lidhur me këtë luftë (pushtimet, diktaturat, nazizmi, holokausti, Bashkimi Sovjetik, etj), gjërat shkonin mirë. Këta politikanë të luftës vendosnin pasionin në përpjekjet e tyre. Ndërsa politikanët e sotëm nuk dallohen për ndonjë pasion në këtë mes. Ai lë të kuptohet se Merkel e Sarkozy janë të interesuar për BE-në dhe kanë një marrëdhënie të mirë me sho-shoqin, po përsëri ish ndryshe me Francois Mitterrand-in dhe Helmut Kohl-in, të cilët Gorton Ash i quan “passionately engaged politicians with their personal memories of the war “ (politikanë të angazhuar në mënyrë pasionale ....). Ndryshe është dhe me Barack Obama-n, vijon arsyetimin historiani i Oxford-it dhe opinionisti i gazetës the Guardian, i cili nuk mund të thuhet se don ta pengojë realizimin e BE-së, por puna është se nuk ka interesin dhe angazhimin e paraardhësve të tij.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Fati i keqë për evropën që nuk mundet të gjejë politikanë të tillë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.