Misteri i një gjigandi koreano-verior në varrimin e “udhëheqësit të shtrenjtë”

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 13:58

Duket si e pabesueshme kjo foto e agjencisë Associated Press, ku me shpinën e kthyer nga kamerat që filmojnë procesionin e varrimit të diktarorit Kim Jong Il fanitet një njeri me një shtat të pazakontë. Nga një vështrim i imët i fotos ngjan që gjigandi të jetë të paktën sa 3/2 e atyre që ka në krah (ndonjë agjenci flet për një shtatlartësi sa dyfishi i të ngjashmëve të vet, gjë që nuk ka se si të jetë e vërtetë). Sikur të marrim variantin e 3/2-ave, dhe sikur të supozojmë se siluetat ngjitur kanë një shtat prej 170 cm, i bie që gjigandi të jetë afro 260cm.

Kush është ai? Dikush thotë se bëhet fjalë për basketbollistin e njohur Ri "Michael" Myung Hun, një star i basketbollit të atjeshëm, por kjo nuk ka si konfirmohet apo përgënjeshtrohet, pasi Koreja e Veriut është një ‘kuti e mbyllur’, nga është e vështirë të nxjerrësh apo saktësosh informacione.

Një numër studimesh kanë nxjerrë në evidencë diferencën mes koreanojugorëve e koreanoveriorëve përsa i takon shtatlartësisë; të parët janë më shtatlartë se sa të dytët, gjë që shpjegohet me ushqimin e dobët e të keq të veriorëve. Mirëpo rasti në fjalë ‘sfidon’ dhe këtë trend studimor. Gjigandi koreanoverior i fotos, sidoqoftë, sfidon të gjitha standartet humane. Më në fund, duket sikur sfidon dhe monotoninë e përzishme në varrimin e “udhëheqësit të shtrenjtë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

<p>Duhet te jete i derguari i Sales nga Vicidoli, por nuk e tregon ky qerrata lidhjen e tij me komunizmin.</p><p>Niko</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Kam degjuar e lexuar ne disa agjensi lajmesh ,qe kush i eshte referuar agjencise shteterore ka marre pamje me &#39;fotoshop&#39;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.