Ministri i Jashtëm grek: deti shqiptar, zonë greke e ekskluzivitetit ekonomik!

“Greqia nuk heq dorë nga ndonjëra prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor në pozitën apo politikën tonë të jashtme.”
Me këto fjalë Ministri i Jashtëm grek Stavros Dimas i është përgjigjur pyetjes lidhur me kufirin detar me Shqipërinë, e ngritur nga deputeti grek i LAOS-it, Y.Korantis, deputet që në më se një rast ka ngritur tema “vorioepirote” për debat në Parlamentin grek.
Dimas ka lënë të kuptohet se marrëveshja me Shqipërinë për kufirin detar nuk mund të konsiderohet e mbyllur, dhe se negociatat do të rihapen.
“Në këtë kuadër, unë ju kujtoj se marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për përcaktimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë e dy zonave ekzistuese juridike, si dhe ato të ardhshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonës ekonomike”, ka thënë Dimas, i cili çuditërisht i referohet një marrëveshjeje ‘të vdekur’ sikur të ishte ‘e gjallë’.
Gjykata Kushtetuese shqiptare rrëzoi në janar paktin detar në vendimin unanim të saj, duke renditur disa prej shkeljeve të konstatuara, siç është edhe shmangia e Presidentit nga ky proces, apo dhe moszbatimi i konventave ndërkombëtare. Kjo marrëveshje detare i falte Greqisë 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore.
Ministri Dimas, tha se marrëveshje të ngjashme do të nënshkruhen dhe me Libinë e Egjiptin, dy shtete që qartasi kanë probleme të brendshme dhe mundësia për t’u shkëputur firmën mbi marrëveshje që dëmtojnë interesat e vetë vendeve është më e madhe.
n.s.
Add new comment