LSI, sipas Haxhinastos: qengji pragmatist pi dy nëna

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:53

Në një intervistë për ‘Tonight me Ilva Tare’, Edmond Haxhinasto, ministër i Jashtëm, është treguar diplomatik, por edhe evaziv në përgjigjet e tij. I pyetur mbi mundësitë e një koalicioni me Partinë Socialiste, Haxhinasto që është edhe një prej eksponentëve të lartë të LSI-së, ka thënë se potencialisht kjo është e mundshme. Ai ka pasur një përgjigje edhe për mundësinë e shefit të tij, kryetar i LSI-së, Ilir Meta për t’u përfshirë në qeveri pasi të marrë fund procesi gjyqësor ndaj tij. “Zoti Meta është kryetar i LSI-së, ai ka të drejtën e plotë të mos angazhohet ose jo”, ka thënë shefi i diplomacisë shqiptare. Tema për një aleancë të mundshme mes PS-së dhe LSI-së u hap me vrull pas botimit të librit të liderit socialist Edi Rama, në rreshtat e të cilit nënkuptohej dhe lihej e hapur mundësia për një afrim me Metën dhe partinë e tij. Me kalimin e kohës Rama e mohoi publikisht gjasën e një aleance me Metën. Gazetarët ndërkohë vazhdojnë zhbirimet e veta mbi mundësinë e koalicionit mes dy forcave, bazuar me sa duket edhe te natyra pragmatiste e politikës, por edhe te ajo se LSI ka dëshmuar se është parti pushteti dhe shkon andej nga formohet pushteti. 

H.B.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>LSI KA TREGUAR JO PRAGMATIZEM &nbsp;POR &nbsp;KURVERI &nbsp;POLITIKE.Nuk mundet nje Parti qe votohet majtas te qeverise djathtas NE SE BAZOHET NE PRINCIPE,pervce hajduterise dhe perfitimit.</p>

Submitted by Alban (not verified) on

<p>H.B - LSI nuk ka treguar qe shkon andej nga formohet pushteti, por ka treguar qe eshte parti qe formon pushtetin !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.