Kriza, europianët po lenë Europën. Grekët, drejt Shqipërisë!

Për shkak të krizës europianët kanë filluar të lënë kontinentin për të emigruar drejt hemisferës së jugut. Dhjetëra mijëra grekë, spanjollë, italianë, irlandezë e portugezë kanë lëvizur ose janë duke lëvizur. Përveç Amerikës e Kanadasë, janë shfaqur destinacione të reja të emigrimit si Australia, Argjentina, deri edhe Angola.
Një hetim i gazetës the Guardian” zbulon se 50 mijë irlandezë kanë lënë vendin e tyre këtë vit për të emigruar drejt Amerikës e Australisë. 2500 grekë kanë ikur në Australi muajt e fundit. 40 mijë të tjerë janë duke u përgatitur. Sipas Ministrisë së Jashtme portugeze, 10 mijë portugezë kanë emigruar muajt e fundit në ish-koloninë, Angolën e pasur me naftë. 54 mijë të tjerë kanë lënë këtë vit Portugalinë në krizë drejt Brazilit, parajsës së re ekonomike. Mozambiku, kjo ish-koloni portugeze, është një tjetër destinacion i lakmuar. Spanja e Italia janë në ujëra të ngjashme.
Gjatë 2010, 1.21 milionë grekë emigruan, sipas Bankës Botërore, barabar me 10.8% të popullsisë. Emigrimi i tyre drejt Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, Shqipërisë, Turqisë, M.B., Qipros, Izraelit dhe Belgjikës. Ata që po ikin nga Greqia janë punëtorët e kualifikuar. 9.8% e mjekëve grekë kanë emigruar vitin e fundit. Por nëse mendoni se Greqia është boshatisur, e keni gabim. 1.3 milionë emigrantë më të varfër arritën atje më 2011.
Ky emigrim, flet qartë që në botë nuk ka më ishuj. Dhe se, historia përsëritet edhe në krah të kundërt.
k.c.
Comments
Me duket e pabesueshme qe 1.3

Me duket e pabesueshme qe 1.3 milione imigrante te kene hyre ne Greqi gjate vitit 2011. Je i sigurte qe nuk ngaterron flukset me stokun total te imigranteve?

Avash KC, avash, se me ate

Avash KC, avash, se me ate titull na bere Europe e kalu Europes.

Te thush se europianet po lene Europen eshte pak e shpejte. Sa ka qene levizja normale mes Greqise e Australise ne 10 vitet e fundit? Po prej italianeve e spanjolleve e portugezeve?? Pastaj Europa nuk eshte vec Greqia e Portugalia por eshte dhe Franca e Gjermania e Italia qe kane dhe popullsine me te madhe dhe ata nuk eshte se kane leviz shume.

Prandaj nuk ke nxjerre ne drite ndonje skup te madh (hiqe pikeçuditesen) por vetem na ke hedh fytyres ca shifra te shkruara shpejt e shpejt e te perkthyera me ngut nga Guardiani.

Na bajate.

P.S. Te japesh analizen tende me nje fjali ne fund te shkrimit tregon gjithe dobesine e artikullit.

1.3 milione jane te

1.3 milione jane te tranzituar ne Greqi, se sa kane mbetur s'e dijne as greket ...Sipas statistikave gjermane vetem gjate 6-mujorit te pare 2011 kane hyre per pune rreth 450.000 europiane nga vendet e prekura nga kriza, ose rreth 20 perqind me shume se e njejta periudhe e 2o1o-s...Ndersa greket qe vijne ne Shqiperi jane shqiptare e minoritare me dyshtetesi qe kthehen ne vendet e tyre...Flm

I dashur kc, shkrimi yt te

I dashur kc, shkrimi yt te ben te mendosh qe ne Europe po u beka nami nga kriza, por dua te te sqaroj edhe ty sepse ndoshta nuk e njeh mire Europen, (nuk po flas per Greqine),

Ne Europe nuk ka varferi me i dashur , kriza eshte nje fjale qe ekononistet atje nuk kane ndroje t'a perdorin dhe nuk e fshehin kur dicka nuk shkon mire sipas standarteve ekononike e dua te te them qe eshte me vite drite larg nesh, vendi me i varfer i botes qe talebani sali berisha pasi te vjedh e te vret te thote qe nuk njeh as krize. Ti me dukesh si "brainwashed" nga genjeshtrat e talebanit sali. Ndersa sqarimi i dyte eshte se qytetaret e vendeve qe t'i permend kane te drejte te shkojne dhe te vendosen ku te duan ne bote, dhe nuk i duhet leje pune (ky eshte nje tregues qe qeverite eketyre vendeve punojne dhe bejne cdo te mire ne favor te shhtetasve te tyre), dhe ata qe levizin levizin per arsye krejt te kunderta nga ato te grekeve e sidomos nga arsyet qe levizin shqiptaret. Europianet levizin thjesht per te thyer monotonine e jetes ne vendet e tyre ku cdo gje funksionon si ore precize si eshe per te pare e shijuar boten. Edhe ketu jemi vite drite larg Europes, i dashur kc!

E treta je komplet jashtetokesor kur thua qe greket po vijne ne Shqiperi....greket nuk duan as te degjojne dhe as t'i shohin fotografine Shqiperise i dashur kc.

E FUNDIT PER MENDIMIN TIM ESHTE QE JU SI GAZETARE DUHET TE PASQYRONI ME SHUME REALITEIN E HIDHUR SHQIPTAR QE ESHTE ME KEQ SE ZONAT ME TE VARFRA TE INDISE.

Add new comment