Kamalov, gazetari kritik i regjimit të Putinit vritet para redaksisë së gazetës

Themeluesi i të përjavshmes 'Chernovik', Khadzhimurad Kamalov, u vra nga një person me maskë në mes të kryeqytetit të Degestanit, provincës së trazuar në Kaukazin Verior. Kryeredaktori i gazetës, Magomedov, që u gjend i pranishëm gjatë vrasjes tha se Kamalov u vra përpara zyrave për t’i futur frikën stafit. Komiteti për të Drejtat e Gazetarëve me bazë në NY, më 2010 i kishte dhënë një reportereje të kësaj gazete Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Medias. Më 2009, Kamalov ishte përfshirë në një listë ‘puçistësh’.
Njëlloj si vrasja e Politkovskajës bëri të heshtin zërat e të vërtetës nga Çeçenia, vrasja e Kamalovit do të krijojë një errësirë informative mbi Dagestanin, ku regjimi i Moskës shkel në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e njeriut. Njerëzit, tashmë do jenë të terrorozuar të shkruajnë të vërtetën.
Për fat të mirë në Shqipëri nuk ka nevojë të vrasësh gazetarët. Mjafton të dërgosh një njeri me maskë dhe... me një bllok çeqesh në dorë. Realiteti mediatik shqiptar ka treguar që shumica e gazetarëve kanë rënë përdhe të plagosur me verdhushka pa pasur kohë të reagonin.
K. C.
Comments
Gazetaret s'kane pse te kene
<p>Gazetaret s'kane pse te kene frike ne Shqiperi. I mbron lartmadhnia i tij Edvini I. Sic mbrojti Artan Lamen nje jave perpara i ftuar ne debat me gazetarin-pronar Aleksander Frangaj. Artan Lame mbronte bemat e mbretit Edvini I gjate viteve 2000-2011 ne Tirane. Frangaj mbronte bemat e mbretit Saliu'Vicidolit gjate 2005-2011. Po te guxonte z.Lame te grinte zerin tak nje shkelme bythesh dhe perjashta nga godina e Klanit. Si gjithmone as edhe nje koment nga mbretnia PS. Heshtje shurdhuese.</p><p>Keshtu qe gazetaret edhe ketu duhet te fillojne te maten se nga cila ane i pelqen ta hajne pilafin. Pastaj po te duan mund te marrin edhe teser partie. Pse jo?</p>
Komenti i "Tanit",
<p>Komenti i "Tanit", pavaresisht sarkazmes, shpreh nje shqetesim real. Partia e Edi Rames rralle e ngre zeri per dhunen qe krahu i pushtetit ushtron ndaj individeve qe punojne ne sfera te ndryshme.</p><p>Temen e dhunes mbi gazetaret e trajton toptan, si dhune mbi mediat ne teresi. Kjo u jep shkak individeve te mendojne se kritika behet thjesht per xhelozi, pra se socialistet kritikojne ate qe nuk ia dalin ta bejne vete, ngase nuk kane pushtetin, por kur te kene pushtet nuk do bjen ndryshe.</p>
Add new comment