Janullatosi Putos: Kam garantuar autoqefalinë e Kishës që kryesoj

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 05:11

Në librin e vet Lufta Italo-greke, Diktatorë e Kuislingë, historiani Arben Puto ‘i bën një pickim të fortë’ kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare, kryepeshkopit Anastas Janullatos, dhe në këtë mes i referohet një kablli të WikiLeaks-it lidhur me varrezat e ushtarëve grekë, ku ambasadori Withers, sipas Putos, ka shkruar se “Kisha Ortodokse rezulton të jetë më shumë një zyrë e qeverisë së Athinës se sa një Kishë Autoqefale”, dhe se “peshkopi Janullatos rezulton të jetë një zyrtar i Karamanlisit, me të cilin është konsultuar në lidhje me çështjen e varrezave”.

Janullatosi i përgjigjet sot me anë të një interviste në Gazetën Shqiptare, ku nënvizon se pretendimet e Putos nuk i përgjigjen kronikës së ngjarjeve, sepse 1. kabllogrami në fjalë i përket vitit 2006, kur Withers-i s’ish ende në Shqipëri; 2. Puto ka bërë tok një frazë të kabllogramit me një frazë të një gazetari (nuk jepet emri i gazetarit); dhe 3. Takimi im (i Janullatosit) me Karamanlisin për punë të varrezave të ushtarëve grekë është i sajuar nga gazetari në fjalë. “Unë e kam mik Karamanlisin, dhe është një miqësi e lidhur qysh në kohët e aktivitetit tim akademik, para se ai të bëhej kryeministër”, pohon ai, sidoqoftë.

Sipas Janullatosit, autoqefaliteti i Kishës Ortodokse nuk varet nga shtetësia e primatit të saj (kjo ha ca diskutim, në fakt).

Çfarë bie në sy në intervistën e tij, është një lloj zemërimi që Janullatosi nuk e maskon dot dhe tek-tuk një fjalor i një natyre, le të themi, laike (përdor pa të keq termat “gënjen e shpif”).

E.G.

Comments

Submitted by po sikur (not verified) on

kishen shqiptare qe ngriti me shume mund fan noli e shkaterri berisha me shoke .perse kryepeshkopi dhe mitropolitet jane greke?kali i trojes e ka seline ne tirane me ndihmen e politikaneve merhume shqiptare.

Submitted by Blerim (not verified) on

Hiresia e tij Janullatos me te njejtin fjalor iu turr edhe prof. Kristo Frasherit, por provat qe dha prof. Frasheri, madje edhe me pamje filmike, nuk i kundershtoi dot.

Hirisia e Tij nuk ka shans te zhbeje as provat e prof. Putos, por ai ka shansin e madh se kryet e vendit i ka kapur nje servil i shitur tek te huajte, Sali Berisha. Lexuesve iu kujtohet se si, disa vite me pare, Sala yne donte ta shfronesonte te fronesuarin prej atij vete. Ndersa ne vitet e me pasme eshte vene ne dispozicion te boseve grek  dhe Hiresia ben si do me te, e dekoron, e pagezon, e bekon...

Submitted by adriatik (not verified) on

Me shqetesojne me shume te rinjte muslimane qe u derguan ne Sudan, Arabi dhe u kthyen si wahabiste.

Me shqetesojne me shume islamiket qe kane marre pasaporta shqiptare ndersa Anastasit kjo kortezi nuk do ti behet ndonjehere.

Arben Puto duhet ta tregoje kabllogramin e Withers. Une po e kerkoj dhe nuk e gjej. Deri sa ta shoh eshte nje shpifje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.