Jahjaga: Qysh po i thojnë anglisht...?!!
Postuar në 20 Dhjetor, 2011 03:01
Presidentja e Kosovës znj Ahtifete Jahjaga gjatë vizitës në SHBA la përshtypjen e një gruaje të kujdesshme që flet me delikatesë e butësi, mënyra këto që ranë në sy dhe të medias e diplomatëve amerikanë.
Në videon që do t’ju paraqesim, Ahtifetja duket se është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze, ndaj dhe pengesa që pati në të menduarin në gjuhë të huaj është mëse e mirëkuptueshme. Në një video të gazetës Washington Times, tregohet Presidentja Jahjaga që nuk gjen në anglisht fjalët dhe pyet stafin e vet, se si i thonë “marrëveshjes mes dy shtetesh në anglisht”.
Këshilltarët reagojnë menjëherë dhe i kujtojnë fjalët në anglisht, kësisoj Presidentja vazhdon intervistën pa humbur kohë.
http://www.youtube.com/watch?v=Xp1czu2o0U0&feature=player_embedded
Situata në fjalë duket se nuk i ka ndodhur vetëm Ahtifete Jahjagës. Në një situatë të ngjashme u ndodh para disa kohësh presidenti Obama në një video që po jua kalojmë me link
http://www.youtube.com/watch?v=Xpmfv4jhH3Q&feature=player_embedded
Comments
Submitted by Ina-N (not verified) on
Submitted by Mesuesi (not verified) on
Presidentja e Kosoves meriton respekt  per fuqine e saje me e pranue se nuk i din te gjitha.
Kjo fatkeqesisht nuk eshte dhunti e shumices se politikanve inatgjinje dhe prepotent nder shqiptaret.
Ata jo vetem mendojne se i dijne te gjitha por edhe se duhet te sundojne perjetesisht.
Ky eshte mjerimi i politikanve tone.
Me butesine e saje, kjo zonje mund te beje historine moderne  te Kosoves.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.