Jahjaga deklarohet si “Paperon dei Paperoni” i politikanëve kosovarë

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 10:39

Me shumën 2 mijë e 837 euro Ahtifete Jahjaga kap vendin e parë midis politikanëve më të paguar në Kosovë. Në anën tjetër, njeriu që merr pagën më të lartë në institucionet shtetërore, vazhdon të jetojë me qira.. Kjo ka dyfishin e pagës së kryeministrit, por nuk i afrohet atij kur vjen puna për sipërfaqe banimi.

Kryeministri Hashim Thaçi, ndonëse e ka shtëpinë më të madhe nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës, me rreth 1 mijë metra katrorë, ai nuk gjendet as në “top-listën” e 10 më të paguarve që punojnë në institucionet shtetërore. Thaçi,  bazuar në listën e pagave të zyrtarëve të lartë të institucioneve kyçe në Kosovë, të cilën thotë ta ketë “Zëri”, është renditur i trembëdhjeti.

Sipas kësaj liste, Thaçi ka pagën 1 mijë e 443 euro në muaj. Këtë pagë kryeministri e merr që prej disa vjetësh, ndërkohë që ai ka nisur të ndërtojë një shtëpi gjigante në periferi të Prishtinës. Për këtë ndërtim, kryeministri në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Anti-korrupsion, ka thënë se ka marrë kredi.

Nuk mund ta dimë për Kosovën, por në Shqipëri politikanët tanë deklarojnë realisht atë pasuri që kanë. Vesi i ndershmërisë dhe dora e padukshme e plotësimit të deklaratës duket se do të jete incentivi i vërtetë i bashkimit të kombit.

A.Kananaj

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Per nji president republike nuk me duket shume e madhe.</p><p>Kryeministri e <strong><em>&quot;kompenson !?!?&quot;</em></strong> rrogen, sepse asht kryetari i ekzekutivit dhe ka ekonomine e vendit ne dore.</p>

Submitted by Teefa (not verified) on

Ta kete Thaçi shpine ma t'madhe se rezidencen 26 million euroshe te Pacollit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.