Itali, shqiptarët i rikthehen kronikës së zezë

Shqiptarët që gjithnjë e më pak ndesheshin në kronikën e zezë të medias italiane janë rikthyer fatalisht me tre raste në harkun kohor të 24 orëve. Një 31 vjecar shqiptar humbi jetën në qytetin e Pizës, pasi u godit me thikë nga kunati i tij gjatë një sherri familjar. Lajmin e raporton ‘ANSA’ dhe e konfirmon policia italiane. Vrasësi kërkonte rikthimin e bashkëshortes së tij e cila kish shkuar të jetonte me të vëllanë pas keqtrajtimeve të të shoqit.
Një shqiptar, në bashkëpunim me gruan e tij ekuadoriane, keqtrajtonte vajzën 12-vjeçare. Ajo rriste 2 vëllezërit më të vegjël, nuk lejohej të ulej në tavolinë e të hante me familjen dhe ushqehej me mbeturinat e tyre. Fjala më e shpeshtë e saj ishte “si urdhëron”. Policia arrestoi 37-vjeçarin shqiptar dhe bashkëshorten e tij nën akuzën e keqtrajtimit të fëmijës, sekuestrim personi dhe heqje e paligjshme e lirisë. Ndërsa një grua 53-vjeçare, po shqiptare, i dha fund jetës duke u hedhur nga treni. Mediat italiane raportojnë se ajo e ka ndërmarrë këtë veprim për shkak të gjendjes depresive. Ngjarja e trishtuar nga ndodhur në afërsi të Rovezzano-s afër Firences.
H.B.
Add new comment