Gjinushi: Ky sistem ua merr votat të vegjëlve e ua jep të mëdhenjve

Skënder Gjinushi, në një intervistë për Shqipin, rreket të shpjegojë të drejtën e partive të vogla për të ekzistuar, dhe nevojën dhe dobinë që vjen nga kjo. Në këto arsyetime e sipër, ai bën një qortim për disa analistë (pa i përmendur me emra), që “nuk janë analistë, por oborrtarë që bëjnë analistin, e që kanë arritur të infektojnë edhe opinionin publik në një masë të caktuar [lidhur me argumentin e partive të vogla]”.
Më pas futet në një terren “të vetin”, në atë të aritmetikës e të logjikës, dhe synon t’i japë një përgjigje pyetjes, që mund të bëhet në xhiro: çfarë kërkojnë partitë e vogla, sepse ato nuk kanë elektorat? Dhe thotë: “Ne kërkojmë që të përkthehet vota në mandat. Nëse nuk ke vota, bëje sistemin si të duash, [e prapëseprapë] nuk ke mandate. Nëse akuzohemi se nuk kemi vota, atëherë pse shpik një sistem ti që merr votat e mia kur unë nuk kam çfarë të më marrësh? Por e vërteta pra, është ndryshe. Janë 160 mijë vota në 2009-n të partive të vogla, të shqiptarëve, që nuk janë kthyer në mandate, por kanë shkuar në favor të të mëdhenjve.”
Sistemi spanjoll është deformim, që nuk sjell as stabilitet, dhe kështu kemi një valle spanjolle të kërcyer shqiptarçe, vijon Gjinushi, duke sugjeruar në fund dhe zgjidhjen: “Korrektimi kombëtar është një mjet i cili nuk e prek sistemin në vetvete, por siguron përfaqësimin dhe rregullon më mirë atë gjeografi politike dhe administrative që është në realitet. Po kështu, një rishikim i rajoneve dhe numrit të mandateve për secilin rajon është një tjetër instrument që është praktik.”
Re.Pu.
Comments
Bravo Gjinushi! Ke inat foli

Bravo Gjinushi!

Ke inat foli hakun! Nga te majtet e ketyre diteve ngelet me i qarti, pavaresisht se kaluares se tij.

Na thuaj te kaluaren e tij,

Na thuaj te kaluaren e tij, me qafsh!

Iu referova faktit qe ka qene

Iu referova faktit qe ka qene minister i Ramiz Alise dhe per mua kjo vlen. Ne qofte per ty nuk vlen, s'ka problem secili ka mendimin e tij.

Iu referova dhe faktit qe pjesemarrja e tij ne rremujat e 1997 nuk ishte per t'u kenaqur, por prape ne qofte se per ty nuk vlen, s'k problem.

Ne cdo rast une personalisht e pelqej nga kendveshtrimi i menyres se tij te te folurit dhe nga sjellja e tij koherente e koheve te fundit. Persa i perket vite me pare, qofte edhe kur ishte kryetar parlamenti me 1997-2001, une kam plot rezerva. Por, te lutem mos bejme debat edhe mbi kete ceshtje. Quaje gabim nga ana ime qe perzjeva te kaluaren me te sotmen.

Add new comment